Secondary Adv

Njihuni me uren qe eshte njekohesisht muze

Share on Google+

Projekti është pjesë e Kistefos, një muzeu industrial dhe parku skulpturor në Jevnaker, një komunë 80 kilometra në veri të Oslos. 

 

Në mënyrë të përshtatshme, Bjarke Ingels dhe ekipi i tij kanë dizenjuar një ndërhyrje skulpturore që do të strehojë një program ndërkombëtar të ekspozitave të artit bashkëkohor duke filluar prej 18 shtatorit deri më 17 nëntor 2019. 

 

Të zgjedhur pas një konkurrence ndërkombëtare, në vitin 2015, ndërtesa e re i përgjigjet mjedisit natyror të muzeut dhe skulpturës dhe është projektuar për të përmirësuar përvojën e përgjithshme të vizitorëve në Kistefos. 

 

E përshkruar nga Bjarke Ingels si një urë e banueshme, ndërtesa prej 1.000 metrash katrore përdridhet në pikën e mesit të rrugës, pasi kalon lumin Randselva për të lidhur anët veriore dhe jugore. Aksesi është siguruar nga të dy skajet e ndërtesës. 

 

Me urën e banuar, kemi tejkaluar eksperimentin tonë të parë me infrastrukturën sociale, një ndërtesë që shërben si urë, ose një institucion kulturor që shërben si një pjesë e infrastrukturës, thotë Bjarke Ingels. 

I themeluar në vitin 1996 nga biznesmeni norvegjez dhe koleksionisti i arteve, Kistefos ka një mision për të ruajtur ndërtesat e zonës dhe trashëgiminë industriale duke festuar edhe më të mirën e artit bashkëkohor norvegjez dhe ndërkombëtar.


Më të lexuarat