Secondary Adv

Makinat Mercedes tashme mund te vete parkohen

Share on Google+

Inxhinierët gjermanë kanë krijuar funksionin e parë tërësisht të automatizuar të parkimit, i cili në mënyrë të sigurt drejton makinën në hapësirat më të ngushta të garazhit. 

 

Tipari i ri, një përpjekje e përbashkët midis kompanive Bosch dhe Daimler, mund të eliminojë problemin e vjetër të parkimit shumë afër automjeteve të tjera. 

 

Mund të thuhet gjithashtu se rrit sasinë e makinave që një vend parkimi mund të mbajë. Impresivisht, teknologjia është e bazuar në infrastrukturë, që do të thotë që të gjitha komandat vijnë nga garazhi i parkimit, jo nga automjeti apo këmbësorët. 

Komapnitë aktualisht po përpiqen të bëjnë këtë projekt në garazhin e parkimit të Muzeumit Mercedes-Benz në Stuttgart, ku shërbimi arrihet nëpërmjet një aplikacioni smartphone. Nëse është e suksesshme, teknologjia mund të aplikohet në garazhe të tjera parkimi. 

 

Ky proces mbështetet në bashkëveprimin midis teknologjisë së instaluar në garazh të furnizuar nga teknologjia automobilistike Bosch dhe Mercedes-Benz brenda makinës. Sensorët Bosch në garazhin e parkimit monitorojnë korridorin dhe rrethinën e tij dhe sigurojnë informacionin e nevojshëm për të udhëhequr automjetin. 

 

Nëse sensorët e infrastrukturës zbulojnë një pengesë, makina ndalet menjëherë. Për ta përdorur atë, një person thjesht futet në garazhin e parkimit, del jashtë dhe e dërgon makinën në një vend parkimi duke shtypur në një ekran smartphoni. 


Më të lexuarat