Secondary Adv

Njihuni me uren qe shtrihet mbi ndertesa ne Teheran

Share on Google+

Studio CAAT synon të lidhë zonën e parkut pyjor me liqenin e Gjirit Persik në Teheran, përmes një ure organike që strehon një sërë funksionesh.

 

Autostrada kryesore lindore-perëndimore ndan të dy zonat, por arkitektët përkufizuan urën Iraniane tradicionale, si një urë polifunksionale, si infrastrukturë që jo vetëm kalon dhe lidh vende, por gjithashtu ka vëzhgime dhe funksione komerciale. 

 

Dy tiparet e urës rikujtojnë stilin e jetesës Iraniane, kulturën dhe aktivitetet rekreative. Një pjesë e rëndësishme e kulturës Iraniane është kampimi në anë të rrugës, të cilin ura e mundëson duke përcaktuar zona specifike për kampe. Së dyti, kulmet në qytete të vogla funksionojnë gjithashtu si një shesh lojrash për fëmijët, duke i bërë ata fasadën e pestë në ndërtesat tradicionale iraniane. 

Duke përfshirë të dyja këto karakteristika në urë, propozimi i studios CAAT lidhet direkt me kontekstin e saj dhe njerëzit. Drejtuesit e biçikletave dhe këmbësorët përgjatë urës do të japin përshtypjen e ecjes mbi kulmet e shtëpive në qytetin e vogël dhe mbi rrugicat midis tyre. Ekipi i dizajnit vendosi të gjenerojë pajisje të reja për të tërhequr vëmendjen e turistëve duke lidhur liqenin dhe parkun për të tërhequr investitorët si objektivat kryesore të klientit. 

 

Si rezultat, dizajni i urës është një rrugë organike, e lakuar, që rrethon liqenin dhe shtrihet gjithashtu mbi ndërtesat. Ndërtesat përfshijnë hapësira kulturore, komerciale dhe rekreative si dhe aty gjendet akuariumi i parë i ujërave të ëmbla të Teheranit. 

 

Ato janë vendosur në mënyrë radiale nën urë për të siguruar një pamje të ngjashme të liqenit për të gjitha modulet. Ura që lidh parkun pyjor dhe liqenin është një rrugë që shtrihet përgjatë majës së moduleve dhe lidhet me programet më poshtë me akses të shumëfishtë vertikal.


Më të lexuarat