Secondary Adv

Tendencat e dhomave te gjumit per cifte ne 2015

Share on Google+

 

Dëshironi të dekoroni dhomën tuaj të gjumit, por nëse nuk keni asnjë ide se cilat janë tendencat e nxehta të 2015? Kontrolloni këto trende projektimit për dhoma gjumi dhe do të gjeni shijet tuaja.

 

 

Dhoma e gjumit është një nga vendet më të shenjta të shtëpisë dhe një nga dhomat ku kalojmë kohën më të madhe. Ajo gjithashtu mund të jetë një nga dhomat ku ju mund të projektoni dhe dekoroni për të plotësuar shijen tuaj të veçantë. Këto janë disa nga trendet për vitin 2015 të cilat mund t’ju ndihmojnë në përzgjedhjen tuaj:


Dhoma gjumi bashkëkohore


Nëse dëshironi të keni një dhomë gjumi bashkëkohore, rekomandohet të shqyrtoni disa mundësi për një shtrat të rrumbullakët. Edhe pse ai ka pak kohë që është në treg, shumë familje e zgjedhin për dhomat e tyre. Ky krevat, i cili duket sa interesant aq edhe emocionues, është elegant, i jep freski dhe bukuri dhomës së gjumit. Pra, nëse po mendoni për një dhomë gjumi jo të zakonshme, duhet të zgjidhni krevatin e rrumbullakët. Imazhet e mëposhtme ju ofrojnë disa mundësi zgjedhje.


Dhoma gjumi minimaliste


Minimaliste është një term që njihet që prej viteve '60-të, por rikthehet në kohë dhe së fundi është bërë edhe më masiv, pasi i mëshon shfrytëzimit sa më efikas të hapësirave, sidomos kur bëhet fjalë për sipërfaqet më të vogla të banimit, apartamentet, pasi vilat janë krejt tjetër gjë. Këtë koncept e propozojnë fort edhe për 2015-ën jo vetëm arkitektët në botë, por edhe ata shqiptarë.

 


Në përgjithësi, ne kemi maninë t'i ngarkojmë shtëpitë, duke menduar se sa më e ngarkuar ajo, aq më begati dhe bukuri ka, por në fakt është e kundërta. Një dhomë gjumi në stil minimalist do të ishte vërtet e bukur por nga ana tjetër stili minimalist lidhet me kursimin e logjikshëm, estetik dhe funksional. Madje për efekt kursimi dhe në dobi të hapësirave propozohet e futur në mur edhe garderoba e dhomës së gjumit.


Dhoma gjumi moderne


Në ditët e sotme dhoma e gjumit moderne kanë tendencat të bëhen një ambjent gjithmonë e më i madh. Kemi tendencën që dhomë gjumi të bëjmë njërën nga dhomat më të mëdha të shtëpisë, me qëllim që të realizojmë brenda kabina-dollap dhe banjë të dukshme me vaskë. Tendenca është që të krijohet një ambjent nate, jo thjesht një dhomë gjumi dhe në projektet e shtëpive me shumë kate, kur projektohet zona e natës, përfshihen edhe zonat e lidhura me dhomën e gjumit, si p.sh., oxhaku, apo zona e dedikuara stërvitjes së përditshme. Edhe për sa i përket tualetit, tendenca është që të krijohet një ambient i vetëm dhe jo dy dhoma të ndara, ku lavamani dhe vaska e banjës apo dushi janë të dukshëm, kurse WC- ja dhe bideja janë në një dhomë të vogël.
Dhoma e gjumit është një vend për t’u strehuar, prandaj për zgjedhjen e ngjyrave të mureve, më mirë do të ishte të mendohej për nuancat e ngrohta.

 

 

Shumë e përdorur edhe letra për mure, që e bën ambientin më intim dhe të veçantë. Pa nënvlerësuar edhe ndriçimin e dhomës së gjumit, i cili është i rëndësishëm për konceptin e komoditetit. Dhoma e gjumit nuk është vetëm për të fjetur, por po transformohet në një ambient relaksues, si një suitë e një hoteli të rafinuar. Kanë ikur kohët e dantellave e tyleve, sot tendenca është linoja e bardhë, mëndafshi i papërpunuar dhe copat natyrale. Nuk është më në modë të rregullohet krevati, më mirë ta lini pak të zbuluar për të vënë në dukje çarçafët. Koka e krevatit nuk është më e mbushur. Për dyshemenë këshillohet të vishet me parket dhe për ta kompletuar shtroni një tapet modern. Pse jo edhe një minibar dhe një impiant muzike për relaks të plotë.


Dhoma gjumi në stil aziatik


Ata thonë sot se "Bukuria është relative", e cila është e vërtetë. Ne do të themi bukuria është e ndryshme për çdo person. Një gjë mund të jetë e bukur për ne por padyshim e ndryshme nga perspektiva e dikujt tjetër. Azia është një kontinent i bukur për ne dhe ndoshta jo në të vërtetë për të tjerët.
Stili aziatik është një ndërthurje e elementëve të ndryshme nga i gjithë globi.   i është interpretuar shpesh si një stil i dominuar kryesisht nga elementët japonezë dhe kineze.  Dhoma e gjumit është një vendi në shtëpinë ku kalojmë momentet më intime që kemi dhe një vend ku mund të pushojmë. Nëse jeni duke kërkuar për relaksim dhe rehati, dhoma e gjumit në stilin aziatik do të bëjë që ju të ndjeheni sikur jeni në një vend relaksues dhe joshës.


Dhoma gjumi glamour


E pra, në qoftë se ju mendoni se ju nuk mund të sigururoni stile të ndryshme në dizajnimin e dhomave të gjumi tuaj, jeni të gabuar. Ka shumë hapësira për ti zbukuruar me stile të ndryshme të cilat jo vetëm do të duken më të gjalla, por edhe më magjepsëse.

 


A do tu besoni tendencave moderne dhe cilësisë së mirë? Nëse jeni të pasigurt për përgjigjen tuaj,i hidhni një sy të mirë në imazhet e mëposhtëme duke krijuar një imazh në mëndjen tuaj se si mund të duket dhoma juaj e gjumit. Por kjo nuk është e gjitha. Ne do të paraqesim disa dhoma gjumi që jo vetëm janë të përshtatshme në një dizajn modern dhe të cilësisë së mirë, por ato që gjithashtu duken joshës dhe luksoze. Me këtë, ne fund me një dhomë glamour të cilësisë së mirë, gjumi do t’ju joshë vetë.


Më të lexuarat