Secondary Adv

Grilat Alupasion, zgjidhja e duhur per shtepine tuaj!

Share on Google+

Grilat janë një nga pjesët e shtëpisë që kryejnë disa funksione shumë të ndryshme në të njëjtën kohë. Nëse jeni të kujdesshëm në lidhje me zgjedhjen e grialve tuaja, ju mund të përmirësoni estetikën e shtëpisë tuaj që shihet nga jashtë, por njëkohësisht do të përmirësoni ambjentin brenda, duke bërë të mundur izolimin e zhurmave nga bota e jashtme.

 


Megjithatë, si me çdo blerje tjetër, ju duhet të bëni kujdes kur bleni dicka, pasi duhet të siguroheni që do ti përmbushë të gjitha kërkesat tuaja. Disa nga këto do të jenë më të rëndësishme dhe të tjera më pak të rëndësishme sipas rrethanave tuaja, kështu që ju duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme, të sigurtë dhe që përmban çdo faktor për të siguruar familjen tuaj.
Një zgjidhje efikase të ofron edhe kompania Alupasion, një sistem grilash me litar që përvecse janë mjaf ekonomike, izolojnë edhe dritaret tuaja.

 

Sistemi i grilave me litar
Grilat me litar, me kuti të fshehtë janë sistemi më efikas, i thjeshtë dhe ekonomik për të arritur objektivat e izolimit të dritares suaj dhe ambientit të brendshëm nga ambienti i jashtëm. Aksi i grilës që mbledh rrogozin është i vendosur në mure, kutia mbajtëse mbështetet mbi tullë dhe suvatohet bashkë me tullën (zëvëndëson arkitraun e dritarës si dhe pjesë të tullave). Sistemi garanton tre karakeristika të rëndësishme:
•    Përdorim i thjeshtë;
•    Kutia dhe shinat të fshehta në mure;
•    Solucion ekonomik;

 



Kutitë e grilave kanë një rol të rëndësishëm. Ato duhet të garantojnë rezistencën mekanike të duhur për të zëvëndësuar traun e dritares, ashtu si dhe izolim termik të mjaftueshëm për ruajtjen e ambientit të brendshëm.

 



Përparësitë

Motivi pse poliuretani është zgjedhur për realizimin e kutive mbështetet në këto pika kryesore:
•    Izolim termik i lartë: Ky lloj materiali përdoret në të gjitha fushat e termo-izolimit, kjo për parametrat specifike të resistencës termike.
•    Forca mekanike: Poliuretani përdoret aktualisht edhe për prodhimin e pjesëve mekanike. Studimet tona tregojnë se duke aplikuar një peshë të lartë, kutia përkulet shumë pak në qendër.
•    Elasticiteti: Elasticiteti i materialit lejon që kutia mos të demtohet nga deformimet e mundëshme.
•    Jetëgjatësia:Reziston kundër të gjitha llojeve të sulmeve kimike (si dhe insektet, ndryshe nga polisteroli), oksidimit, dritës së diellit, ujit dhe lagështirës. Dhjetra vite pas instalimit të kutive, performancat mekanike dhe termike të tyre ngelen të njëjtat.
•    Sipërfaqja poroze: Ajo bën të mundshëm adezionin e saktë me suvanë, gjë e cila garanton mos rënien e suvasë dhe mos krijimin e çarjeve në të (për shembull si rezultat i një tërmeti). Kutia e përfunduar në poliuretan përforcohet nga përdorimi i 2 profileve alumini fundore të cilët krijojnë edhe një mbështetje për suvanë prej 1.5 cm.

 


Aksesorët e kutisë


Kutia kompletohet sipas me aksesoret e mëposhtem: Kutia; Udhëzuesat e kapakut; Aksi mbledhës i rrogozit; Karrukull për mbledhjen e litarit; Tapë plastike e aksit; Kuzhineta; Mbështeteset e aksit; Kapakët ansore; Mbështetëse për udhezues litari; Zanka.

 

Instalimi i kutive


Kutitë instalohen gjatë vendosjes së tullave. Ato mbështeten sipër tullave, në një gjërësi plus 13.5 cm në secilën anë të hapësirës së drites. Pozicionimi i kutisë komandohet nga udhëzuesat e kapakut. Për mirëfunksionimin e grilës në të ardhmen, është e rendësishme ruajtja e nivelit orizontal të kutisë. Në të njëjtën fazë vendoset edhe mbajtësa e avolxhitorit.

 



Në bazë të rrogozit të përdorur, grilat kompletohen me një nga llojet e mëposhtme të udhëzuesave:
Udhëzuesa prej alumini, për rrogoz me element 43 mm:
Udhëzuesa prej alumini, për rrogoz me element alumini 55 mm:
Udhëzuesat kompletohen me furçë për rrëshqitjen e elementeve dhe eliminimin e fërkimit gjatë
funksionimit. Vendosja e udhëzuesave kryhet para suvatimit të murit. Duhet ruajtur niveli vertikal i shinave për mirefunksionimin e grilës. Shinat mbështeten në pjesën e brendshme të aluminit të jashtëm. Në bazë të kërkesës çmim/cilësi,  Alupasion propozon 3 lloje elemente rrogozash:
Elemente plastike: Elementi plastik është më ekonomik nga alumini dhe përdoret për hapësira të mëdha. Përdorimi i elementit plastik kërkon vendosje të kutisë 30-she, sepse diametri i rrogozit të mbledhur tejkalon diametrin e brendshëm të kutisë 22-she dhe 25-she.
Elementi i aluminit 43 mm i mbushur me poliuretan: Elementi 43 mm përshtatet me të gjitha llojet e kutive, por ka cilësi mekanike me të.

 

Vendosja e rrogozit

 


Rrogozi vendoset pas suvatimit. Ky kalohet brenda shinave të kapakut dhe hidhet në udhezuesat e grilës. Më pas litari lidhet tek pulexho dhe tek avolxhitori i karikuar. Pas vendosjes së avolxhitorit mblidhet rrogozi nëpërmjet litarit. Në fazën përfundimtare vendoset kapaku mbyllës në melamine.

 

Komandimet alternative



Komandimi i grilave mund të realizohet jo vetëm me litar, por në disa alternativa të tjera:
Komandim elektrik: Këshillohet për hapësira të medha (peshë e lartë e grilës);
Komandim me manivel: Sistemi me manivel është me i siguruar kundër difektet mekanike.

 


Më të lexuarat