Secondary Adv

Panairi i Punes 2015, 5 mije vende te lira pune


Hapet ditën e sotme Panairi i Punës 2015. Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj i pranishëm në këtë eveniment, iu drejtua të rinjve, duke i nxitur që të shfrytëzojnë mundësitë per 5000 vende të lira pune, nga të cilat mund të përfitojnë.


“Panairi ka rreth 5000 vende pune në fusha të ndryshme. Ka disa mënyra si ti përqasemi situatës jo të lehtë ku ndodhet situata e punësimit. “- tha Veliaj, duke shtuar edhe se ka ardhur koha të tregojmë respekt për ata që janë të gatshëm të bëjnë çdo lloj pune sepse është më mirë të bësh një punë se të kërkosh lëmoshë.


Panairi i Punës është vendi ku bashkohen të gjithë aktorët e tregut të punës. Ku konkretizohet përpjekja e punëdhënësit dhe punëmarrësit për të gjetur mënyra të vlefshme të plotësimit të vendeve të lira të punës. Mundësia që punëdhënësit të zgjedhin mes aplikantëve, do të gërshetohet me mundësinë për të krahasuar ofertat e tyre me ofertat e ndryshme që do të shpallen në panair.


Çfarë do të gjeni në këtë panair?
Në këtë panair do të prezantohen nismat e qeverisë dhe partnerëve socialë duke prurë vizionin dhe politikat e tyre në lidhje me zhvillimet në tregun e punës, nevojat për aftësi, zhvillimin e karrierës, etj. Fokusi i panairit është që të themelojë një simbiozë mes ekspozitës dhe forumit.
Nga njëra ane ekspozitat: Kompanitë do e zënë vendin kryesor duke shpallur vendet e lira të punës sipas kritereve përkatëse, mënyrat e rekrutimit dhe sistemet e tyre të karrierës. Ofruesit e formimit profesional, shkollat profesionale, universitetet, si pjesë funksionale e tregut të punës do të prezantojnë aktivitetin e tyre si dhe do të sjellin të rejat e fundit për zhvillimin e aftësive.


Nga ana tjetër konferencat dhe forumet:Ekspozuesit kanë mundësinë që të demonstrojnë dhe shpjegojnë ofertat e tyre, jo vetëm brenda stendave. Ky model tërheq gjithashtu edhe vizitorët që duan të ndjekin prezantimet dhe diskutimet e paneleve. Ekspozuesit mund të marrin pjesë aktivisht në konferencë, duke rezervuar mbajtjen e leksioneve dhe prezantimeve, lidhur me shërbimet, rekrutimin, konsultimin dhe trajnimin profesional të burimeve njerëzore.

 

Konferenca, do të trajtojë aspektet kryesore të punësimit, të përmbledhur në tre shtylla:

Frymëzimi: ku do të bëhet një prezantim i politikave shtetërore që nxisin punësimin, reforma në sistemin e arsimit dhe formimit profesional si dhe prezantimi i disa prej kompanive me potencial më të madh punësimi.

Vizioni: një diskutim paneli nga aktorët hartues të politikave, kompanitë më të suksesshme, Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe institucionet arsimore pjesëmarrës në këtë panair ne lidhje me te ardhmen punësimit dhe aftësive te fuqisë punëtore ne vend.

Reflektimi: një diskutim paneli në lidhje me vlerësimin, sigurinë dhe karrierën e punëmarrësve, duke vënë theksin edhe tek mënyrat e nxitjes së punëkërkuesve për të rritur kapacitetet përmes përfitimit të zanateve të reja jotradiocionale, të cilët janë të nevojshëm në tregun e punës.

Me te lexuarat ne Panaire