Secondary Adv

Building Together Italia - Albania, Tirane 14 Maj 2015

 

 

 

Gjatë dy ditëve të ardhshme rreth 124 ndërmarrje italiane, të ardhura nga 15 rajone italiane, do të marrin pjesë në misionin sipërmarrës “Italia Ed Albania– Building Together”, e organizuar nga Agjencia ICE në bashkëpunim me ANCE – Shoqata Kombëtare e Ndërtuesve, me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Tiranë.


Paneli institucional, me perfaqësues të Qeverisë shqiptare, do t’i ofrojë pjesëmarrësve një kuadër të programeve dhe të mundësive në sektorin e ndërtimeve dhe të infrastrukturave në Shqipëri.
Nisma ka një rëndesi të veçantë pasi sektori i infrastrukturës publike konsiderohet strategjik nga Qeveria shqiptare e cila ka vendosur ndër objektivat e saj krijimin e një infrastrukture rrugore të integruar në planin kombetar, rajonal dhe europian; përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore dhe integrimin e saj në rrjetin rajonal dhe europian; përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në portet detare nepërmjet rritjes së investimeve infrastrukturore. Sektorë që krijojnë mundësi për te forcuar bashkëpunimin ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.


Më pas do të organizohen takime b2b ndërmjet ndërmarrjeve italiane dhe shqiptare, që do të pasohen nga mbledhje operative ndërmjet ANCE (Shoqata Kombëtare e Ndërtuesve) dhe SHNSH (Shoqata e Ndërtuesve Shqiptare), OICE (Organizata e Inxhinierisë dhe Konsulencës Ekonomike) dhe SHOSHIK (Shoqata Shqiptare e Inxhiniereve Konsulentë) për thellime teknike në sektorin e infrastrukturave rrugore, aeroportuale e portuale, në ndërtim, real estate, restaurime, sektorët e hotelerisë, spitale, energji dhe ambient.
Seksioni istitucional do të hapet nga Ambasadori i Italisë, SH.T. Massimo Gaiani. Do të pasojnë fjalimet e Drejtoreshës së Agjencisë ICE Tiranë, Znj. Gabriella Lombardi, dhe i Kryetarit të Delegacionit të ANCE, Z. Gerardo Biancofiore.
Pritet të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë dhe Institucione publike: Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, SH.T. Arben Ahmetaj, Ministri i Energjisë dhe i Industrisë, SH.T. Damian Gjiknuri, Zëvendësministri i Transportit dhe i Infrastrukturës, SH.T. Ylli Manjani, Kryetari i Grupit Parlamentar për Mbështetjen e Investimeve Italiane, Z. Artan Gaci.


Seksioni teknik do të organizohet nën kujdesin e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve Shqiptare (AIDA), Znj. Manjola Gjoni, dhe të Kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve Shqiptare, Ing. Luigj Aleksi.
Vëmendja mbi sistemin bankar do të trajtohet nga Drejtori Ekzekutiv i Bankës Intesa SanPaolo Shqiperi, Z. Silvio Pedrazzi dhe nga Drejtori i Përgjithshem i Veneto Banka, Z. Daniele Scavaortz. Gjithashtu, do t’i kushtohen hapësira të mëtejshme sistemit tatimor vendas si dhe sektorit energjitik që do të prezantohet nga Ing. Giordano Gorini, Zëvendëskryetar i Dhomës së Tregtisë Italiane në Shqipëri si dhe Kryetar i AREA – Shoqata e Energjive të Rinovueshme.


Seksioni do të mbyllet me prezantimin e aktiviteteve dhe të instrumentave të Bashkëpunimit Italian, nën kujdesin e Drejtorit të Zyrës së Bashkëpunimit Italian, Z. Andrea Senatori dhe me kuadrin e asistencës financiare të Bashkimit Europian, në kujdesin e Përfaqësuesit të Drejtësise, Sigurisë dhe Punëve të Brendshme të Delegacionit Europian në Shqipëri, Z.Marcello Repici.
Organizimi i “tryezave teknike” dhe “corner operativi” ka si qëllim të promovojë bashkëpunimin ndërmjet sipërmarrjeve të dy vendeve, edhe nën këndvështrimin e një partership-i publik-privat.

 

ICE – Agjencia për promovimin dhe ndërkombëtarizimin e sipërmarjeve italiane, seksion i Ambasadës Italiane, në bashkëpunim me ANCE (Shoqata Italiane e Ndërtuesve) dhe Ambasadën Italiane, organizon në Tiranë takime biznesi b2b në datën 14 Maj 2015, Hotel Rogner – Salla Apollonia, nga ora 14:30 në 19:00.


Do të jenë të pranishme kompani italiane në sektorët:
•    Ndërtim dhe Infrastrukturë
•    Energji (prodhim, menaxhim dhe ndërtim)
•    Mjedis (projektim, prodhim, ndërtim, shërbime)
Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të prenotoni axhendën tuaj të takimeve të biznesit b2b nëpërmjet konsultimit të katalogut. Për një organizim sa më të mirë të axhendës së takimeve,  mund të regjistroheni brenda datës 9 maj 2015.



ANCE (Associazione Nazionale Costruttori Edili – Shoqata kombëtare e ndërtuesve) në Shqipëri, do të zhvillojë në Tiranë në datat 13 dhe 14 maj në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Tiranë dhe zyrat e ICE në Tiranë, takime biznesi b2b.
Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar mes Italisë dhe Shqipërisë ka arritur një nivel domethënës, dëshmi e faktit që Shqipëria konfirmohet gjithnjë e më tepër si partner strategjik për integrimin prodhues të sipërmarrjeve tona si dhe një derë hyrëse për tregun më të gjerë të Ballkanit Perëndimor.  Shqipëria paraqet akoma mundësi të shumta për sipërmarrjet Italiane, dhe niveli shumë i lartë dhe i kualifikuar i pjesëmarrjes në këtë mision dëshmon interesin në rritje për këtë treg. Misioni do të përqendrohet në disa sektorë përparësorë dhe në veçanti: energji (hidroelektrike dhe oil & gas), turizëm, infrastrukturë dhe transporte, mjedis.


Kjo në perspektivën e ndryshimit të pritshëm të ligjit mbi konçesionet në Private-Public-Partnership (PPP) dhe të paraqitjes nga ana e qeverisë shqiptare të 65 projekteve të reja të investimit sipas kësaj formule. Nga pikëpamja operative, në mëngjesin e 14 majit do të kemi një seminar me përshëndetjet hyrëse nga përfaqësuesit e Ministrive të përfshira, më pas do të vazhdojnë prezantimet teknike të projekteve kryesore të investimit të disponueshëm për ndërmarrjet italiane në sektorët e lartpërmendur.


Gjatë njëzet viteve të fundit, qeveria italiane ka mbështetur procesin e zhvillimit të Shqipërisë me ndërhyrje në fusha të shumta të bashkëpunimit, përfshi zhvillimin ekonomik dhe social. Një rol kryesor në lidhje me këtë ka luajtur Kooperacioni Italian për Zhvillim, me një angazhim të përgjithshëm të burimeve financiare të lëvruara prej më shumë se 750 milionë euro dhe nisma në zhvillim e sipër për 300 milionë të tjerë (nga të cilët 255 milionë euro hua ndihmëse, 20 milionë euro nga dhurime dhe 20 milionë euro të dhënë përmes Programit të Kthimit të Borxhit), shifër që e vendos akoma Italinë në vendin e parë si donator bilateral. Jemi në mbështetjen për zhvillimin e sektorit privat, me një program financimi të lehtësuar në favor të Ndërmarrjeve Shqiptare të Vogla dhe të Mesme dhe një program të ri në sektorin bujqësor.


Kooperacioni Italian në Shqipëri ka qenë, dhe mbetet akoma sot, veçanërisht aktiv në sektorin e infrastrukturave, përmes financimit të nismave të shumta që shkojnë nga transportet, tek veprat civile, tek menaxhimi i burimeve ujore, tek energjia, tek infrastrukturat mjedisore, me një angazhim financiar për realizimin e nismave në zhvillim e sipër prej rreth 190 milionë euro. Objektiv strategjik që i bashkon këto nisma është fuqizimi dhe modernizimi i aparatit infrastrukturor të Vendit për të favorizuar integrimin në tregun rajonal dhe, në perspektivë, në tregun e vetëm evropian.

 


Kush është ICE?
ICE – Agjencia ka detyrën të lehtësojë, të zhvillojë e të promovojë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare italiane me vendet e tjera duke i kushtuar një vëmendje të posaçme nevojave të Ndërmarrjeve të Voga e të Mesme, organizatave e grupimeve të tyre – dhe vepron me qëllim zhvillimin e ndërkombëtarizimit të ndërmarrjeve italiane si dhe për tregtimin e të mirave dhe shërbimeve italiane në tregjet ndërkombëtare.
Përmes selisë së Romës, Zyrës së Milanos dhe rrjetit nëpër botë, Agjencia zhvillon veprimtari informimi, asistence, promovimi për ndërmarrje dhe institucione, formim për ndërmarrje dhe të sapo diplomuar dhe nxit bashkëpunimin në sektorët industrial, bujqësor e agro – ushqimor, në ata të shitjes dhe të shërbimeve.


ICE – Agjencia vepron jashtë vendit në kuadër të Përfaqësive diplomatike italiane, në sinergji me organizatat sipërmarrëse dhe subjektet e tjera publike e private të interesuara, duke siguruar një mbështetje të bashkërenduar për sipërmarrjet dhe rrjetet kombëtare që angazhohen në procesin e ndërkombëtarizimit me qëllim promovimin e imazhit të produktit italian në botë dhe Italisë si vend për investimet e huaja.


Zyra ICE e Tiranës promovon eksportet italiane në Shqipëri dhe tërheqjen e investimeve shqiptare në Itali, ofron këshillim mbi situatën e tregut, organizon aktivitete promovuese dhe koordinon pjesëmarrjen e prodhuesve italianë në panairet dhe ekspozitat kryesore. Shërbimet kryesore të ofruara janë: Shërbime marketing, Sondazh për produktin, Gjetje e palës vendase,


Gjetje të partnerëve italianë dhe shqiptarë, Organizim takime biznesi, Shërbime publicitare, Shpërndarje e materialeve informuese, Reklama dhe Publicitet multimedial, Informacione të rezervuara, Kthim të TVSH, Zgjidhje të mosmarrëveshjeve tregtare.

Lista e shoqërive pjesëmarrëse
1 - 2° Piano Progettisti Associati
2- 3ti Progetti Spa
3- A.E.T. Srl
4- Abils Consorzio Stabile
5- Acmei Sud Spa
6- Acri Srl
7- Airone Srl
8- Allodi Srl
9- Ance Associazione Nazionale Costruttori Edili
10- Ance Frosinone
11- Ance Livorno
12- Ance Ragusa
13- Ance Siena, Sezione Costruttori Edili Ed Affini Di Confindustria Toscana Sud
14- Aodisegni Sas
15- Architetto Massimo Accoto
16- Asacert Srl
17- Asset G.E.I.E.
18- Atena Srl
19- Bam! Studio
20- Bautech Srl
21- Berna Costruzioni Srl
22- Blc Sas
23- Btp Europroject & Consulting Srl
24- C. G. Costruzioni Srl
25- C.T.E. S.P.A (Consorzio Cons.Al.T.)
26- Caec Scarl
27- Celi Energia Srl
28- Condor Spa
29- Cosedil Spa
30- Costruzioni Linee Ferroviarie Spa43
31- Crivelli Progetti Srl
32- D.P. Costruzioni Sas Di Monia Paglia
33- De.Pa. S.R.L.S.
34- Debar –Sedir-Guerrato
35- Ditta Ind. Guerrera Enrico
36- Diva Eris - International Marketing Consultants, S.A.S.
37- Ecoimpianti Sud Srl
38- Edil Ma.Ca Srl
39- Edil Man Srl
40- Edil Pi.Ma. Srl
41- Edil Toscoumbra Srl
42- Edil.Cos Srl
43- Ej Italia Srl
44- Ep&S
45- Erre.Vi.A. Ricerca Viabilita’ Ambiente Srl
46- European Engineering Consorzio Stabile Di Ingegneria
47- Faresin Building Spa
48- Fiel Spa
49- Frangerini Impresa Srl
50- Gentile Costruzioni Srl
51- Ggp - Gestione Grandi Progetti Rete D’imprese
52- Global Service Italia Srl
53- Gruppo Cesim
54- Gruppo Iren
55- Guardo & Lo Nero Snc
56- Hauraton Italia Srl
57- Hesc Servizi Per Il Territorio
58- I.Ge.Cos. Imresa Gestione Costruzioni
59- Ilc Srl
60- Impresa Benito Stirpe Costruzioni Generali Spa
61- Impresa Chiantini Srl
62- Impresa Di Costruzioni “Patrizi Cesare Franco”
63- Impresa Luigi Notari Spa
64- Impresa Picciolini Febo Srl
65- Impresa Spa - Interchimica Srl
66- Imresa Pizzarotti & C. Spa
67- In.Tec Srl
68- Inc Hotel & Restaurants
69- Injectosond Italia Srl
70- Intermin Srl
71- Isme Di Bramanti Francesco Srl
72- Isomec Srl
73- Ital System Spa
74- Italcostruzioni Srl
75- Itl Italconsult Costruzioni Srl
76- Lacasa Srl
77- Lauria Impianti
78- Ledear Costruzioni Srl - Sinatra Group
79- Main Management & Ingegneria Spa
80- Manifattura Filippo Russo
81- Massaro Costruzioni Srl
82- Mattia Parmiggiani Architects
83- Micos Srl
84- Mke Srl
85- Monforte Srl
86- Nicoli’ Srl
87- Novaco Costruzioni
88- Novus Srl
89- Nuove Energie
90- Oice - Associazione Confindustria
91- Piano Strada Srl
92- Pietro De Pascalis Srl
93- Preve Costruzioni Spa
94- Re.Com. Srl
95- Re.S.T.Ing
96- Redaelli Costruzioni Spa
97- Rigenera Sud Snc
98- Rizzo Costruzioni 1962 Srl
99- S.A.M. Engineering Spa
100- S.A.M. Spa
101- S.A.T.P.I. Consulting Engineers Srl
102- Saciarkeo - Servizi Archeologici Italia - Srl
103- Salc Spa
104- Sea Spa
105- Setten Genesio Spa
106- Siag Srl
107- Sintecnica Srl
108- Sintel Engineering Srl
109- Sisco Ingegneria Srl
110- Stagi Srl
111- Structura Ingegneria Srl
112- Studio Pirovano
113- T.H.E.Ma Srl
114- Tanzini Quintilio & Figlio S.A.S.
115- Tei Srl
116- Tuelo’s Consulting
117- Unolab Srl
118- Vds Consorzio
119- Welldom Srl

 

Për më shumë informacione klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.buildingtogethertirana.it/wp-content/uploads/2015/05/20150507-ICE-Building-Together-CATALOGO-WEB.pdf

Për tu regjistruar klikoni:

http://www.buildingtogethertirana.it/


Kontakt:
Agjencia ICE Tirana
Adresa: Rruga Ismail Qemali, Pallati Gener 2, 1000 Tirana
E-mail: tirana@ice.it
Tel: 355 4 22 51 051 / 22 51 036
Fax: +355 4 22 51 034

Me te lexuarat ne Panaire