Secondary Adv

10 menyra per ta mbajtur shtepine te fresket ne vere

Share on Google+

 

I nxehti po afron dhe gjithmonë bëhet i padurueshëm, sidomos kur shtëpia kthehet në një sauna? Kondicioneri nuk është i pazëvendësueshëm, ndaj ndiqni këshillat tona për të ulur temperaturat mes mureve të shtëpisë dhe rrjedhimisht për ta bërë më të durueshme vapën në këtë sezon të nxehtë!


10. Fikni dritat 


Duket si një gjë e papërfillshme, por bashkimi me gjithë të tjerat mund të ketë ndikimin e vet për të luftuar të nxehtin: fikini dritat duke përfituar nga orët e gjata të diellit. Kurseni faturën dhe njëkohësisht siguroni që ambjenti juaj të jetë më i fresket.


9. Mos ndizni sobën e pjekjes dhe atë të gazit


Kur temperaturat janë të larta, ne nuk kemi nevojë të hamë pjata të nxehta. Përfitoni duke gatuar “në të ftohtë”, sidomos në mbrëmjet më të nxehta: sallata dhe perime krudo, karpaç, mish pa dhjamë ose sallame, djathëra, fruta. Për të shtruar një tavolinë të shijshme dhe të bukur nuk shërbejnë gjithmonë sobat! Nëse do të shmangni ndezjen e sobave (me gaz apo me energji elektrike) temperatura brenda shtëpisë do të jetë më e ulët se jashtë saj.

 

8. Fikni elektroshtëpiaket,ose prizat e lëna kot

 

Gjithashtu mos lini ndezur kompjuterin, laptop-in, DVD dhe karikuesin e telefonit gjatë kohës që nuk i përdorni. As televizorin mos e lini në standby. Mos përdorni tharësen, ajri i nxehtë do t’i thajë shumë shpejtë flokët tuaj! Elektroshtëpiaket rrisin temperaturat, ndaj mos i lini ato ndezur kur nuk ju duhet t’i përdorni. Në këtë mënyrë ju do të mbani të gjithë shtëpinë të freskët.

 

7. Dyert duhet të mbyllen


Nëse keni dhoma të cilat nuk përdoren shpesh, sigurohuni që dyert e tyre janë të mbyllura. Kjo do të bëjë që gjatë gjithë pjesës së ditës, ajri i ftohtë të mos qarkullojë jashtë këtyreve dhomave, duke i mbajtur të freskëta.


6.Vendosni mbulesa dhe çarçafë që të mbajnë të freskët

 

Nuk ka asgjë më të mirë se të futesh në një krevat me çarçafë të pastër. Po si ta kesh këtë ndjesi freskie në shtëpi? Ja disa pika se si mund të arrini të keni çarçafë të freskët. Përdorimi i sasisë së duhur të detergjentit është vërtet i rëndësishëm. Nëse përdoret më shumë sesa duhet, rrobat mund të dalin të forta ose të jenë irrituese për lëkurën. Prandaj, kontrolloni se çfarë sugjeron prodhuesi dhe sigurohuni që të vendosni detergjentin pluhur apo të lëngshëm në vendin e duhur. Kontrolloni fortësinë e ujit në zonën tuaj - uji i butë ka nevojë për më pak detergjent se uji i fortë për të pastruar rrobat. Dhe pjesa më e mirë? Është më e lehtë që të hekurosen! Por mos harroni që materiali ka shumë rëndësi.

 

5. Aspiratorët, janë miqtë tuaj!


Pasi keni bërë një duash, apo pasi keni gatuar ndizni aspiratorin. Ata do të nxjerrin ajërin e ngrohtë jashtë, duke mos e rritur temperaturën e brendshme.

 

4. Hapni dritaret pasdite, pasi dielli të ketë ikur

 


Të hapësh dritaret pasditeve është me të vërtetë një ide brilante, pasi dielli ka ikur dhe nata sjell freski. Por sigurohuni që në mëngjes ti mbyllni para se dielli të dalë.

 

3.Mbyllni dritaret dhe grilat për ta mbajtur freskun brenda shtëpisë.

 

Kur në shtëpi është shumë nxehtë, pothuajse të gjithë kanë tendencën që të hapin të gjitha dritaret! Ky veprim është një gabim i madh, pasi këtu qëndron edhe shkaku kryesor i rritjes së temperaturave mes mureve. Ndaj do të ishte mirë që ato të hapeshin vetëm gjatë orëve të natës (nëse siguria jua lejon) si dhe në mëngjes herët. Përpara se të shkoni në punë, ose jo më vonë nga ora 9:00 e mëngjesit, mbyllni perdet, grilat e jashtme ose të brendshme, si dhe dritaret! Në këtë mënyrë temperatura e brendshme e shtëpisë do të ruhet më së miri, ashtu siç ndodh edhe në dimër!

 

2.Lulet ndihmojnë në freskimin e shtëpisë


Nëse keni ballkon ose dritare të ekspozuara nga dielli për shumë orë të ditës, ju mund të provoni që të mbroheni nga rrezet e diellit me lule apo bimë të tjera. Kjo do t’ju japë efekt të sigurt freskie! Nëse keni mundësi, në ballkon mund të vendosni edhe një tendë, për ta lënë të hapur gjatë gjithë kohës kur ka diell.


1.Bëhuni të zgjuar

 

Mendoni afatgjatë dhe të investoni në izolimin e dritareve. Ata do të ndihmojë për të mbajtur shtëpinë të ngrohtë në dimër, dhe të freskët në verë. Për efikasitet në energji dhe izolimin termik më të mirë në ndërtesa, rëndësi të madhe kanë dritaret, pasi pikërisht ato janë përgjegjëse për humbjen e nxehtësisë, lagështisë dhe rritjen e temperaturës së dhomave gjatë stinës së verës.


Nëse pas të gjitha këtyre sugjerimeve vijnë ditë shumë të nxehta, atëherë përdorni ventilatorin. Një ide për një “kondicioner të bërë nga ju” do të ishte kjo: përballë ventilatorit të ndezur vendosni një enë me ujë të ftohtë dhe me akull. Ajri i freskët do të shpërndahet në të gjithë shtëpinë!


Më të lexuarat