Secondary Adv

Arredimi i tualetit, trendet e reja per 2015

Share on Google+

 

Nëse po mendoni t’i jepni një dorë të re të gjithë banjos tuaj por jeni në mëdyshje se nga ta filloni, një zgjidhje e zgjuar është të ndiqni trendet e reja për tu frymëzuar se si të veproni.  Por më e rëndësishmja, për ata që janë duke menduar për rinovimet të mundshme, është koha që të marrin në konsideratë tendencat popullore që po dominojnë 2015-ën. Pra, çfarë tendencat na presin kur është fjala për dizajnin e banjos përgjatë 2015-ës?

 

Stili aziatik , Zen Retreats


Jetët tona janë shumë të furishme, dhe në jemi gjithmonë në kërkim për rrugët që na ndihmojnë në rigjallërimin e jetës në çdo hap të mundshëm. Rritja e popullaritetit të spa-ve, sidomos në tualetet e shtëpive mishëron një ide të përkryer.  Ka njerëz që janë të gatshëm të shpenzojnë edhe qindarkën e fundit vetëm për të pasur një banjo me hiromasazh, sidomos një banjo me stil aziatik, të cilat janë bërë shumë të zakonshme në të gjithë botën.

 

 

Ky stil frymëzohet nga elementët e projektimit klasik kinëze dhe ato tradicionale japoneze. Këto banjo shoqërohen me një spa frymëzuese dhe elementë natyrorë, duke i dhënë një pamje estetikë minimale. Janë me të vërtetë të përsosura për shtëpi bashkëkohore.

 

 

Vaskat me hidromasazh, gjithmonë e më të kompletuara, tani janë pa zhurmë dhe me pajisje të programuara. Kabinat e dushit të pajisura me kolona dhe mjete që komandohen lehtë ofrojnë disa mundësi si banjo turke, terapi ngjyrash, tinguj stereofonikë, etj.  Saunat me dru janë të kombinuara me terapi avujsh dhe mjete tonifikuese. Plotësuesit superkomfort përfshijnë edhe ndenjëse dhe dyshekë për relax. Edhe inxhinierët dhe dizenjatorët japonezë kanë mendimin e tyre për këtë tendencë kaq të përhapur.


Banjo natyrore dhe te qëndrueshme

 

Kur vjen puna tek arredimi i tualetit, ajo që gjithesecili kërkon, është një ambjent relaksues dhe qetësues për syrin, me tone natyrore. Trendet e këtij viti sipas dizenjuesve është drejtimi drejt elementëve ekologjike, me një dizajn të qëndrueshëm. 

 

 

Të arreduara mirë me elementë të tillë si druri, sidomos bambuja për të fituar ngrohtësi në një banjo që ka shkëlqim. Ngjyra e bardhë, gri dhe te tjera ngjyra neutrale janë të preferuara për këto hapësira elegante.  Këto materiale gjithashtu shoqërohet me një kontrast të mrekullueshëm të teksturës. Nëse ju jeni të gatshëm për të shkuar më tej, vishini muret e banjos me elementë natyrorë, si bimë dekorative, një mur guri apo me dru.

 

 

Një tualet nuk duhet të jetë kurrsesi pa lule. Jo vetëm që ato të ndihmojnë në qarkullimin e ajrit, por ata janë një mënyrë e thjeshtë për të shtuar ngjyrë, personalitetin, dhe bukuri. 

 

 

Dhe në sajë të nivelit më të lartë të lagështisë, bimët janë shumë më të lehtë për të eliminuar atë.Provoni aloe vera, bambu, dhe philodendrons.


Ndriconi tualetin me LED

 

Ndriçimi gjithmonë luan një rol vendimtar në formën përfundimtarë që merr cdo dhomë në shtëpi. Zgjidhni ndriçimin e nevojshëm për tualetin, i cili edhe pse me aksesorë të vegjël, mund të duket më i madh.  Drita është elementi kyç për të krijuar hapësirë. Ju mund të eksperimentoni me ngjyrat e murit. Mund të zgjidhni ngjyra të lehta si kremi ose të çelëta si roza.  

 


Kur të zgjidhni llambadarin, sigurohuni që ndriçimi i tij të mos jetë i fortë. Në këtë mënyrë, ju do të krijoni një gjendje paqeje.  Për më shumë atmosferë, vendosni qirinj rrotull vaskës. Duke thënë se, përdorimi i dritave LED për ndriçim e tualetit është një ide brilantë, jo vetëm do të jenë më jetëgjata por edhe më të bukura.


Krijoni një ndjenjë ngrohtësie

 

Banjot moderne gjithë e më shumë jo vetëm po avancojnë në stil dhe shumëllojshmëri por edhe në teknologji. Në një banjo moderne nuk duhet të mungojë ngrohja, edhe pse aktualisht jemi në stinen e verës, kur vjen puna tek dimëri të gjithë biem dakort. 

 

 

Një dysheme e ngrohtë është luks për një banjo. Por nga ana tjetër nëse ju e keni dyshemenë me pllaka, një ide e mirë është edhe përforimi i radiatorëve ngrohës.  Shumë njerëz harrojnë të shtojnë personalitetin në tualetin e tyre, duke pasur parasysh se sa shumë orë të jetës së tyre shpenzojnë aty.

 


 

Të shtosh art në banjë do të thotë përsosmëri dhe kjo krijon një lidhje të ngushtë duke e kthyer në një ambient të personalizuar dhe relaksues.   Nëse ju tualetin e keni në dhomë mendoni që ajo të jetë si një dhomë e dytë për ju, duke e mbushur me aksesor si: stola, tapete, në mënyrë që të duket elegante dhe luksoze. Nëse ju pëlqen arredimi modern, lëreni të lirë fantazinë tuaj, sepse ka shumë zgjedhje të përshtatshme.  Megjithatë, disa pika e përcaktojnë stilin modern. Një ndër këto pika është vaska, e cila nuk duhet të mungojë kurrë.


Më të lexuarat