Secondary Adv

Krijohet shtresa qe i kthen dritaret ne panele diellore

Share on Google+

Kompania amerikane Ubiquitous Energy ka shpikur një shtresë të hollë që i kthen dritaret në panele diellore transparente.

 

Ubiquitous Energy e përshkruan teknologjinë e saj si veshjen e vetme transparente të xhamit fotovoltaik që është "dukshëm e padallueshme" nga dritaret tradicionale.

Me veshjen e Ubiquitous Energy, të cilën ajo e quan UE Power, potencialisht çdo sipërfaqe mund të shndërrohet në një panel fotovoltaik. Dritarja diellore funksionon në të njëjtën mënyrë si çdo panel tjetër diellor.

Ajo përmban qeliza të një materiali gjysmëpërçues që krijojnë një ngarkesë elektrike në përgjigje të dritës së diellit.

Telat e fshehura në kornizat e dritareve e lidhin atë me sistemin e menaxhimit të energjisë së ndërtesës për të drejtuar energjinë atje ku është e nevojshme në ndërtesë ose për ta ruajtur atë në një bateri.

Risia është se të gjitha materialet e saj janë transparente për syrin e njeriut, duke përfshirë përbërjet gjysmëpërçuese, të cilat marrin formën e ngjyrave që thithin dritën.

Për të arritur hollësinë e saj – veshja është rreth një mikrometër e trashë, ose rreth 80 deri në 100 herë më e hollë se një fije floku e njeriut – ajo është bërë me nanomateriale, të ngjashme me ato të përdorura në teknologjitë e ekranit.


Më të lexuarat