Secondary Adv

12 modele kolltuqesh unike qe duhet ti keni per relaks maksimal

Share on Google+

Pas një dite të lodhshme në punë të gjithë kemi nevojë për pushim dhe relaks. Dhe kur vjen puna për t’u relaksuar në shtëpi, është shumë e vështirë që të gjejmë mobiljet e përshtatshme.

 

Epo ja që edhe për këtë problem janë kujdesur dizajnerë të ndryshëm – të cilët kanë ideuar kolltuqe komode, moderne, dhe më të veçantat që keni parë ndonjëherë!  Më poshtë ju prezantojmë 12 kolltuqe unike, ku mund të relaksoheni pas një dite të gjatë.

 

-Power’Nap është dizajnuar nga Ninna Helena Olsen – duket si një skulpturë në formë origami –  shumë e përshtatshme për zyrën tuaj. Pse jo edhe për në shtëpi!

 

-The Cradle, është dizajnuar nga studentët e Universitetit Victoria në Wellington – Richard Clarkson, Grace Emmanual, Kalivia Russel, Eamon Moore, Brodie Cambell, Jeremy Brooker dhe Joya Boerrigter.

 

-The Loopita është dizajnuar nga Victor Aleman. Kjo mobilje është tepër futuristike por mbi të gjitha tepër komode. Dhe nëse vërtet doni ti jepni shtëpisë suaj stil dhe një frymë ndryshe, luani me formën e mobiljeve tuaja!

 


-Hanabi është dizejnuar nga Motto WASABI- një divan i përbërë nga jastëkë të shumtë. Do t’ju japë rehati maksimale!

 

-Couch Sleeper  është dizejnuar nga Anne Lorenz – një shtrat gjumi, “të gjitha në një”.


 

-Feel Seating System Delux është ndërtuar nga 120 topa të butë dhe jashtëzakonisht të këndshëm volejbolli. Ju do të keni mundësi të ndryshoni formën dhe ngjyrën sipas dëshirës suaj!

 

-Një kolltuk ku mund të flesh, relaksohesh, si dhe të ndryshosh formën. Epo kush mund t’i rezistojë përqafimit të këtij divani. I dizajnuar nga Sempé për LK Hjelle.

 

-Blandito – e dizajnuar nga Oradaria, të jep mundësinë e një relaksi maksimal.

 

-Daisuke Motogi është një kolltuk që jo vetëm mund të ulesh dhe të relaksohesh, por të bësh edhe një sy gjumë – një version në miniaturë i krevatit, por i mjaftueshëm për tu relaksuar!

 

-The Gravity Balans  është dizajnuar nga Varier. Qëllimi i dizajnuesit ka qënë krijimi i një karrigeje, në të cilën mund të punosh, meditosh, apo thjesht të shikosh TV.

 

-The Luso Lounger, është krijuar nga James Uren. Kjo mobilje mund të përdoret në shumë mënyra, si karrige, shtrat, stol, etj. Forma asimetrike i jep një pamje unike , e cila e bën atë një objekt të përshtatshme për hapësirat e vogla.

 

-“The My (top) and the Roo (bottom)  është e dizajnuar nga Ulla Koskinen për kompaninë finlandeze Woodnotes. Dizajni është minimal dhe ka formën e një fasuleje -  një karrige moderne për të rriturit, ku mund të relaksohen pas një dite të gjatë dhe të lodhshme.


Më të lexuarat