Secondary Adv

Keni menduar per ngrohjen kete vit? Ja disa ide fantastike oxhaqesh!

Share on Google+

Pas verës përvëluese që kaluam dhe muajit shtator që thuajse ishte një verë e dytë, më në fund pak freski në këtë fillim tetori. Por mos harroni se tani fillojnë shirat dhe temperaturat ulen, ndaj ka ardhur koha që të mendoni për ngrohjen në shtëpi!

 

 

Nëse jeni në kërkim të një shtëpie të ngrohtë dhe komode ju vijnë në ndihmë oxhaqet moderne. Një oxhak në shtëpinë tuaj është sinonim i ngrohtësisë dhe komoditetit. Në këtë artikull ju mund të hidhni një sy oxhaqeve të jashtëzakonshme që mund të gjenden lehtësisht edhe këtu në Shqipëri.

 


Kur dekorojmë shtëpitë tona, ne gjithmonë mundohemi që dhomës së ndenjes ti jepet vëmendja kryesore, sepse ajo përcakton tonin për të gjithë shtëpinë. Vendosja e një oxhaku në sallon është një ide e madhe, për shkak se ambienti do të duket tërësisht ndryshe. Kjo është pika kryesore e një dhome, dhe ajo kap vëmendjen e të gjithëve. Ju mund të gjeni shumë oxhaqe të ndryshme që përshtaten me çdo lloj stili dhe dekori.

 

Kompani te sygjeruara

 

 


Çelësi që salloni të duket i mirë arreduar është që të shtoni në këtë pjesë të shtëpisë me patjetër një oxhak, ose një vatër zjarri. Oxhaku është element për të shijuar qetësinë tuaj. Stilet mund të jenë të ndryshme, dhe një oxhak mund të kombinohet me çdo lloj arredimi. Të vendosesh një oxhak në shtëpi duhet menduar që në projekt, por gjithësesi mund të shtohen sepse oxhaqet moderne ta ofrojnë këtë mundësi. 

 


Oxhaqet e vërteta, ata me zjarr, tym dhe efekte drurësh që digjen, vazhdojnë të mbeten një rikthim nostalgjik në të kaluarën për shumë njerez. Kërkesat dhe dëshirat e njerëzve për këtë punim deri diku artizanal, janë rritur. Oxhaqet e zgjedhura për hapsirat tuaja të shtëpisë mbeten një shije luksoze për ata që duan të kalojnë mbrëmje të këndshme në shoqërinë e familjarëve.

 


Cdonjëri prej këtyre oxhakëve do të ndryshonte stilin e përgjithshëm të shtëpisë suaj, duke e bërë atë më elegante. Materialet e tyre janë të ndryshme, thjesht ju duhet të zgjidhni atë që ju duket më i përshtatshëm për stilin e përgjithshëm të dhomës dhe për shijet tuaja. Një oxhak është shumë elegant dhe do të reflektojë luks edhe një ambjent shumë natyror në dhomën tuaj të ndenjes. Nëse arredimi juaj është shumë modern, ju mund ta inkuadroni oxhakun brenda murit duke përdorur ngjyra neutrale, si bezhë, ngjyrën e bardhe ose ngjyra të lehta që të përshtaten me arredimin ose me faqet e mureve të shtëpisë.


Më të lexuarat