Secondary Adv

Nese e gjithe Spanja do te mbulohej me panele diellore do te furnizonte te gjithe planetin me energj!

Share on Google+

Nëse do të ndërtonim ferma diellore me të njëjtin ritëm që shkatërrojmë pyjet në mbarë botën, ne do të mund të siguronim energji të mjaftueshme të pastër për të gjithë planetin në vetëm tre vjet, pohojnë ekspertët.

 

Duke i kombinuar të dhënat nga Departamenti Amerikan i Energjisë për parashikimet për energji që duhet të përdorim deri në vitin 2030, Land Art Generator Initiative (Logi) llogarit se sa tokë do të duhet të mbulojmë me panele diellore për të përmbushur kërkesat tona gjatë 15 viteve të ardhshme. 
Këto llogaritje zbuluan se ne do të duhet të mbulojmë 496.805 kilometra katrorë tokë me panele diellore për të arritur këtë qëllim, dhe kjo është e barabartë me sipërfaqen e Spanjës.

 


Hulumtimi në firmën Logi, me bazë në Pitsburg, është kryer nga Robert Ferry dhe Elizabeth Monoian. Në një blog ata shkruan se: “Sipas Departamentit Amerikan të Energjisë, konsumi botëror i energjisë në të gjitha format e saj është parashikuar të arrijë në 678 katrilion BTU (ose 715 exajoules) deri në vitin 2030 - një rritje prej 44 për qind mbi nivelet e 2008-ës”. Nivelet për vitin 1980 kanë qenë 283 katrilion BTU dhe, në kohën kur llogaritjet janë bërë, pra në vitin 2009, kjo shifër ishte rreth 500 katrilion BTU. Ky konsum i energjisë përfshin naftën, gazin natyror, energjinë hidrike dhe kështu me radhë. Ata e morën këtë shifër të parashikuar rreth 678 katrilion BTU dhe e konvertuan në kilovat orë, ku një BTU është e barabartë me 0.0002931 kWh, për të arritur në 198,721,800,000,000, ose 199,721 TWh. Kjo do të jetë energjia për një vit të tërë, dhe nga krahasimi mesatar që një familje përdor, përafërsisht 18.000 kWh në vit, ose një miliardë i përdorimit të përgjithshëm botëror.

 


Nga kjo, ata menduan përafërsisht se do të jetë i nevojshëm një kapacitet prodhimi prej 0.2kw për cdo metër katror tokë. Ata përdoren 70 për qind të ditëve mesatare me diell në vit në nivel global duke llogaritur 250 ditë me diell në vit, me tetë orë në ditë mesatarisht. Kjo barazohet me 2,000 orë në vit. Duke shumëzuar çdo metër katror 0.2kw më 2,000 orë në vit diell ata arritën në një kapacitet vjetor për metër katror, 400 kWh.
Kërkesa globale vjetore, 198,721,800,000,000 nga 400 kWh për metër katror arrihen në një sipërfaqe prej 496.805 km katrorsh,  si një "zonë e nevojshme me panele diellore." Ata vazhduan se, sipas Kombeve të Bashkuara, 170,000 km katrorë pyll shkatërrohet çdo vit. Nëse ne do të ndërtonim fermat diellore me të njëjtin ritëm, do të mund ti përfundonim në tre vjet.

 


Një hartë e dytë, e projektuar nga të njëjtit studiues, tregoi se sa tokë në botë mund të përdoret për të gjeneruar fuqi nga era në det të hapur. Nëse vendet angazhohen për të ndërtuar 22 fusha, duke mbuluar një distancë totale prej 5.85 milion km katrorë me ferma ere, energjia e pastër do të plotësonte nevojat për konsum në vitin 2030. Nga ana tjetër, e njëjta sasi e zonës është treguar në një instalim të madh në brigjet e Antarktidës.


Më të lexuarat