Secondary Adv

Aeroporti më i madh ne botë

Share on Google+

Aeroporti më i madh ne botëAl Maktoum International Airport ndodhet në zemër të Dubait rreth 40 km nga Aeroporti Ndërkombëtar. Nuk do ta besoni por është aeroporti më i madh që është ndërtuar ndonjëherë me një kapacitet prej mbi 12 milion ton mallra në vit dhe 160 milion pasagjerë në vit.

 

Punimet për këtë projekt gjigand kanë filluar në 2010, që tashmë ka hapur dyert për pasagjerët. Kompania që e ka bërë realitet ndërtimin e areoportit është DWC (Dubai World Center). Për ndërtimin e këtij aeroportit dhe zhvillimin e mëtejshëm të tij janë parashikuar të shpenzohen më shumë se 32 Bilion dollarë.Mendohet të jetë një qëndër trajnimi për avionët e gjeneratës së re superjumbo A380. Aeroporti i ri dhe infrastruktura përreth tij do të përfundojë në disa faza. Faza e parë përfshiu një pistë së bashku me Dubai Logjistik City, një qendër logjistike për detin, ajrin dhe të gjithë infrastrukturën.

 

dubai_international

 Aeroporti përbëhet nga një numër i madh terminalesh , pesë pista aviacioni, një zonë të madhe për mallra dhe dy hyrje kryesore.Aeroporti ka një kullë kontrolli për kontrollin e trafikut ajror (ATC) 91 metra të lartë, dhe do të jetë i lidhur me Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait me një sistem hekurudhor ekspres. Me një kapacitet parkimi prej 100000 vendesh,si dhe makina me qera.

 

 

Al Maktoum International Airport do të ketë pesë ndalesa paralele , secila e ndarë nga një distancë minimale prej 800m . Ndalesa do të jetë e gjatë 4.5 km. Pasi të përfundojë në 2020, aeroporti do të ketë katër terminaleve të pasagjerëve .al maktoum international airport

 

Portali i ndertimit


Më të lexuarat