Secondary Adv

5 ide frymezuese per nje kuzhine moderne

Share on Google+

Kuzhina është një nga vendet më të rëndësishëm të shtëpisë sonë dhe për këtë arsye ajo duhet të jetë jo vetëm e bukur, por edhe funksionale. Më poshtë po listojmë disa ide se si të rimodeloni kuzhinën tuaj,për ta pasur atë sa më moderne.

 

Ato janë:

1.Dyshemeja

 

Kur vjen fjala për dyshemene e kuzhinës ne të gjithë jemi të njohur me përparësitë e shumta të pllakave qeramike dhe vinyl. Por a ka ndonjë mundësi tjetër? Sigurisht, që po! Një kuzhinë elegante, me cilësi të mirë, me mure dhe dollapë të bardhë shkon shumë mirë më një dysheme prej guri natyror. Çdo pjesë e gurit ka ngjyra të ndryshme, model unik dhe një cilësi të garantuar. 

 

2. Kuzhina “Ishull”

Arsyeja pse ajo rekomandohet është për të krijuar një kuzhinë me sa më funksionale dhe me hapësirë. Kjo është e vendosur në mes të kuzhinës dhe përfshin, lavamanin, sobën dhe pjesën prej druri, e cila shërben për prerjen dhe përgatitjen e ushqimit. Si rregull, sipërfaqja e "ishullit" është në të njëjtën lartësi me pjesën tjetër të kuzhinës. Ai mund të ketë forma të ndryshmë si drejtkëndëshe, katrore ose ovale. Forma e tij duhet zgjedhur në bazë të diznjit që ju keni zgjedhur për pjesën tjetër të kuzhinës.

 

3.Rubineti

 

Për ti dhënë një pamje te re lavamanit të vjetër të kuzhinës suaj mjafton të ndryshojmë rubinetin. Ai nuk duhet të jetë vetëm i ri dhe elegant, por edhe praktik dhe i lartë, pasi në këtë mënyrë entët pastrohen më lehtë dhe vazot e madhesive të ndryshme mbushen më lehtë me ujë.  

 

4. Pllakat e kuzhinës

Një “backsplash” (pllakat e kuzhinës),  fare lehtë mund të bëhet një nga pikat qëndrore të kuzhinës. Ju mund të mos keni nevojë për të rinovuar ndonjë gjë tjetër, por vetëm backsplash-in dhe do të keni një kuzhinë krejtësisht të re. Për një kuzhinë me mure, dollapë, “ishull”  të bardhë është i përkryer një backsplash me ngjyrë të bruztë.  

 

5.Tapeti i kuzhinës

 

Yndyrat, grimcat dhe derdhjet e ushqimeve të ndryshme mund ta bëjnë jetën tuaj një ferr kudo, sidomos në kuzhinë. Por nësë dëshironi të përmirësoni pamjen e kuzhinës suaj me një tapet, atëherë ai duhet të jetë i vogël, me bazament që nuk rreshket, praktik dhe që lahet lehtë. 


Më të lexuarat