Secondary Adv

Ja cilat jane kafshet qe rrezikojne te zhduken per shkak te ndryshimeve te klimes

Share on Google+

Për shkak të ndryshimeve klimatike në Tokë njerëzimi rrezikon të humbasë deri në 30 për qind të kafshëve dhe bimëve të ndryshme. Sipas shkencëtarëve organizmat e gjalla nuk kanë kohë të përshtaten me ndryshimet e motit. Rritja e temperaturës, kthimi i një pjese të tokave në shkretëtira si rezultat i thatësirave, humbja e ujit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike globale në planet janë shkaqet kryesore të reduktimit të biodiversitetit.

 

Këtu janë disa nga kafshët, të cilat luftojnë për mbijetesë:

 

1.Zogjtë e detit

Duke qënë se ujërat e ngrohta ndikojnë tek peshqit, atëherë zogjtë e detit, por edhe kafshët e tjera ujore do ta kenë të vështirë për të gjetur ushqim. Shumë rezerva peshku janë duke lëvizur gjithmonë e më shumë drejt veriut ose në thellësi të ujërave, për të shpëtuar nga detet e ngrohta duke e bërë të vështirë për zogjtë e detit, që ata të sigurojnë ushqimin për vete dhe për të vegjëlit e tyre.

 

2. Breshkat e ujit

Breshkat e ujit janë të rrezikuara për shkak të praktikave të caktuara të peshkimit, mbeturinave në oqeane dhe tani u është shtuar edhe një “kërcënim”tjetër, ngrohja globale. Me rritjen e nivelit të oqeaneve dhe me ngrohjen e rërës rrezikohet çiftëzimi i tyre, pasi vezët nuk do të çelin, por do të shkatërrohen.

 

3. Lepuri amerikan

Ai gjendet në shtetin e Oregonit dhe Nevadës. Rritja e temperaturave është shumë e vështirë për tu  përballuar nga ky lloj brejtësi, madje edhe ekspozimi në vetëm 25 gradë celsius mund ti vrasë ata.

 

4.Leopardi i bardhë

Leopardi i bardhë ka qenë prej kohësh në listën e specieve të rrezikuara, për shkak të rritjes së tempertaurave, ndryshimit të klimës dhe ekosistemeve. Ende nuk dihet me saktësi sesa kafshë të tilla kanë mbetur gjallë, por vlerësimet variojnë nga 4.000 në 6.500.

 

5. Merluci i Atlantikut të Veriut

Merluci është i rëndësishëm jo vetëm për ekosistemin, por edhe për ekonominë e njeriut. Për shkak të mbipeshkimit në vitet 1900 ai u pakësua shumë. Ai është lloj peshku, që jeton në ujërat e ftohta dhe ngrohja e ujit prish sistemin e tij biologjik.

 

6.Dreri verior

Ky lloj dreri është i përhapur në Amerikën e Veriut, Arktik, Siberi etj. Ata ndryshojnë ndjeshëm nga njëri-tjetri në ngjyrë dhe madhësi.

 

7. Ariu polar

Një nga kafshët më të rrezikuara për shkak të ndryshimit të klimës është ariu polar. Sipas organizatës “Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës” në 35 deri në 45 vitet e ardhshme do të ketë një rënië të popullatës të tij me 30 për qind.

 

8.Pinguinët

Në një studim të fundit thuhet se numri i pinguinëve pritet të bjerë të paktën me 19 për qind gjatë këtij shekulli. Ndryshimi i klimës do të ndikojë në gjetjen e ushqimit të tyre si edhe në çiftëzim. 

 

9.Koalët

Shumica e kafshëve në këtë listë ndikohen nga rritja e temperaurës, por për koalët është niveli  i CO2, që i rrezikon ata. Gjithashtu moti, temperaturat e larta kanë efekt mbi ta pasi janë të detyruar të shpenzojnë më shumë kohë në tokë duke kërkuar për ujë dhe kjo bën që të jenë më të ekspozuar ndaj grabitqarëve.


Më të lexuarat