Secondary Adv

Gabion i Sheshte (dyshek), GRIMER

GRIMER

 



Përshkrimi

Gabion i Sheshtë (dyshek)

Gabionët i sheshtë janë kosha te realizuar me rrjete metalike dopio sperdredhje, me kuadrat hekzagonal , me karakteristika mekanike më të mëdha nga çka parashikuar UNI-EN10223-3.

Gabionët e sheshtë mbushen në kantierë me gurë , duke krijuar një strukturë elastike , filtruse dhe monolite (të qëndrushme), për veshjen e pritave lumore dhe të kanaleve.

Teli që përdoret për prodhimin e Gabionëve ( koshave) është tel i butë celiku me përbërje të lartë zingu, me përbërje të lartë zingu + galfan ( lidhja zing +5% Alumin) dhe me veshje PVC( plastike). Në rastet me veshje plastike (PVC), veshja duhet të ketë një trashësi 0.5mm. teli me veshje prëdoret atje ku toka dhe uji janë agresive dhe rreziku i gërryries është i lartë.

Për të forcuar stukturën të gjitha bordurat e koshit janë të bëra me tel më të trashë se ai i përdorur për rrjeten.

Të gjitha testet për telin bëhen përpara prodhimit të rrjetës.

1.Rezistenca në tërheqje: Teli i përdorur për prodhimin e gabionëve dhe ai lidhës, duhet të kenë një rezistencë në tërheqje 380-550 N/mm2, kjo për të rritur rezistencën e produktit të përfunduar sic parashikohet nga UNI-EN 10223-3. Tolerancat e telit janë të parashikuara nga UNI-EN 10218

2. Zgjatja :Zgjatja nuk duhet të jetë më e vogel se 10%. Parashikuar nga UNI-EN 10223-3. Testet duhen bërë me një tel minimumi 25cm të gjatë.

3. Zingimi: Sasia minimale e zingut parashikuar nga UNI-EN 10244-2 

4.Prova e veshjes me zing: N.q.s spërdredhim telin 6 herë përreth një mandrinoje , duhet të na dalë me një diametër katër herë më të madh, të mos këputet dhe të mos zhvishet zinku po ta fërkojmë me gishta.