Secondary Adv

Kondicioner Mural per shtepi (Seria MSZ-S), UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Kondicioner Mural per shtepi (Seria MSZ-S)

Ju prezantojmë me një njësi të brendshme moderne, kompakte dhe me zhurmë shumë të ulët gjatë performimit. Jo vetëm që janë zgjidhja perfekte për instalimet në dhomat e vogla, por në të njëjtën kohë kursejnë energji, pasi japin mundësinë e zgjedhjes se kapacitetit optimal për cdo dhomë. Këto seri janë renditur ne klasat A++/A+ në kursimin e energjisë.

 

Renditja A++/A+  në kursimin e energjisë

Të gjithë modelet në këtë seri, duke filluar nga ai me kapacitete të ulët 25 deri në njësitë me kapacitet 71 janë renditur A++  në shkallën e eficencës së energjisë sezonale (SEER) dhe A+ të koeficientit sezonal të performancës (SCOP). Kondiconerët tanë po kontribuojnë në reduktimin e konsumimit  në një shkallë të gjerë si në përdorimet shtëpiake ashtu dhe në ambjentet e zyrave.

 

Fuqi e ulët rezervë

Pajisjet elektrike konsumojnë energji edhe kur nuk janë në përdorim. Ndërkohë që fokusi kryesor është në reduktimin e energjisë së konsumit gjatë përdorimit të pajisjes, reduktimi i kësaj pjese të energjisë që nuk është e dukshme është  shumë e rëndësishme, pasi i shton vlerë produktit.

 

Metoda “Unë kursej”

Metoda “unë kursej”, është një funksion mjaft i thjeshtë pasi zgjidhet lehtësisht duke shypur një buton të vetëm në pultin e komandimit dhe mundëson zgjedhjen e temperaturës së dëshiruar. Duke e shtypur të njëjtin butoni dy herë rresht, menjëherë rikthehet në temperaturën e mëparshme. Përdorimi i këtij funksioni ofron ndjesinë e komfortit, redukton operacionet e shumta, dhe ul konsumin e energjisë.

 

Njësi të jashtme për zonat e ftohta

Njësitë e jashtme split janë tashmë të disponueshme në të dyja llojet, në njësitë standard dhe në njësitë me pajisje ngrohëse. Pajisja ngrohëse është instaluar në cdo njësi për të parandaluar ngrirjen ne ambjentet e jashtme të ftohta.

 

Filter Nano Platinum

Ky filtër është i përbërë nga copëza nanometrike platinumi që mundësojnë veti të qëndrueshme antibakteriale. Gjithashu është rritur edhe madhësia e sipërfaqes tre-dimensionale, duke rritur kështu sipërfaqen e filtrave. Ky tipar i jep filtrave Nano-Platinum performancë më të lartë në grumbullimin e pluhurave krahasuar me filtrat tradicionale. Pastrimi i ajrit në mënyrë kaq efektive, rrit komfortin në dhomë duke e cuar atë në një tjetër nivel.