Secondary Adv

Kondicioner Rezidencial Multi Split (Seria MXZ), UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Kondicioner Rezidencial Multi Split (Seria MXZ)

Zhvillimet në seritë MXZ përfshijnë përmirësimin e eficencës dhe fleksibilitetit në sistem. Kjo seri është zgjidhja më e mirë për ata që kërkojnë sistemet multi të kondicionimit.

 

Një njësi e vetme e jashtme që menaxhon lidhje deri në gjashtë njësi të brendshme

Seria MXZ ofron mundësinë e lidhjes së sistemit deri në dhjetë njësi me kapacitet që varion nga 3.3 deri në 12.2 kW. Të gjitha njësitë janë në përputhje me tërësinë e specifikave të serive M,S, P të njësive të brendshme. Një njësi e vetme e jashtme mund të përballojë një gamë të gjerë njësish të projektuara në sistemin e kondicionimit të një ndërtese.

 

Funksion korrektimi të instalimeve elektrike dhe hidraulike

Nevojitet thjesht klikimi i një butoni të vetëm për të kontrolluar nëse instalimet elektrike dhe hidraulike të sistemit të kondicionimit janë kryer në mënyrën e duhur. Ky funksion eleminon operacionet shtesë për kontrollin nëse lidhjet elektrike janë kryer ashtu sic duhet në rastet kur sistemi do të zgjerohet. (Për detaje të mëtejshme, referohuni manualit të instalimit të njësive.)

 

Rregullues të limitit të amperazhit

Ndër opsionet e shumta që ofron kjo seri, një funksion jo pak i rëndësishëm është edhe ai i përshtatjes së maksimumit të rrymës elektrike. Ky funksion rekomandohet në rastet e menaxhimit të kostove të energjisë. (Për detaje të mëtejshme, referohuni manualit të instalimit të njësive.)