Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Ka në përbërje të saj, pluhur kuarcor, çimento gri dhe aditivë special.
Përdoret për ngjitjen e pllakave qeramike, pllakave të porcelanit dhe gres
në ambjente të brendshme dhe të jashtme. Përpara përdorimit të saj,
sipërfaqja duhet të jetë e pastër nga pluhurat dhe yndyrnat. Përdoret me
malle metalike të dhëmbëzuara duke e përhapur produktin në mënyre të
njëtrajtshme.
PREGATITJA: Një thes kollë akrilike hidhet në një enë dhe përzihet me
6.5-7 litra ujë të pastër. Përzihet me përzierës elektrik me 300 xhiro në min
derisa të përfitojmë një masë homogjene. E lëmë të pushojë për 5 min
pastaj e përziejmë përsëri. Koha e mpikjes në enë është rreth 4 orë.
Punohet në kushte atmosferike të përshtatshme në temp 5 -35 C.
KONSUMI: 3-5 kg/m në varësi të llojit të pllakës dhe sipërfaqes ku do të
ngjitet.
PAKETIMI: Në thes 25kg.
REZISTENCA: Duron në temp -30 °C deri +90°C.
Materiali ruhet për 9 muaj në ambjent të thatë me ambalazhim të pahapur
fabrike.