Secondary Adv

Kondicioner mural MSZ-LN, UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Kondicioner mural MSZ-LN

I krijuar për të plotësuar dekorin modern të ambjenteve të brendshme, seria LN vjen në 4 ngjyra

të ndryshme të zgjedhura me kujdes në mënyrë që të krijohet një harmoni natyrale kudo që

montohet. Jo vetëm dizenjo e sofistikuar, por edhe maksimumi i eficiencës energjitike i japin më

shumë vlerë kësaj serie.

Eficiencë e lartë energjitike

Modelet e kapacitetit 25/35 të serisë MSZ-LN janë renditur “A+++” si në ngrohje dhe ftohje.

Modelet e kapacitetit 50 janë të renditura “A+++” në ftohje dhe “A++” në ngrohje, kurse ato të

kapacitetit 60 janë të renditura “A++” në ftohje dhe ngrohje.

Sistem kontrolli Wi-Fi

Njësia e brendshme është e pajisur me një ndërlidhës Wi-Fi, i cili është i inkorporuar brenda saj.

Në këtë mënyrë jo vetëm që eleminohet instalimi i një ndërlidhësi Wi-Fi, por në të njëjtën kohë,

ruhet edhe pamja e veçantë dhe elegante.

Filtër Plasma Quad Plus

Plasma Quad Plus është një sistem filtrimi i bazuar në filtra plasma, i cili pastron gjashtë llojet

kryesore të ndotësve të ajrit. Filtri i ri mund të kapë grimca edhe më të vogla se 2.5 μm, duke

krijuar kështu një ambjent të shëndetshëm jetese.

Sensor 3D i-See

Njësitë e brendshme të serisë LN janë të pajisura me sensor 3D, me rreze infra të kuqe, i cili

mat temperaturën në distanca të largëta.

Kursimi energjie nëse nuk ka persona në ambient.

Qarkullimi i ajrit në mënyrë indirekte.

Qarkullimi i ajrit në mënyrë direkte.

Qarkullim ajri i barabartë.

Auto-OFF nëse nuk ka persona në dhomë.

Fletë e dyfishtë

Fletët e dyfishta shpërndajnë rrymën e ajrit në mënyrë të tillë që të krijojnë komfort për çdo

person në dhomë. Jo vetëm fletët horizontale, por edhe fletët vertikale lëvizin në mënyrë të

pavarur për të eleminuar “zonat e nxehta” ose “zonat e ftohta” në dhomë.