Secondary Adv

Seria murale MSZ-GF, UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Seria murale MSZ-GF

Kombinimi perfekt i aftësisë ngrohëse dhe ftohëse, me dizenjimin unik që pastrohet lehtësisht dhe sistemin efektiv të pastrimit të ajrit Nano Platinum, sigurojnë ndjenjën me të lartë të komfortit në ambjentin tuaj. Për më tëpër, ky kombinim perfekt i kapacitetit ftohës dhe ngrohës me nje njësi kaq luksoze, ju ndihmon të kurseni në shpenzimet dhe investimet tuaja.

 

Fuqi e ulët rezervë

Pajisjet elektrike konsumojnë energji edhe kur nuk janë në përdorim. Ndërkohë që fokusi kryesor është në reduktimin e energjisë së konsumit gjatë përdorimit të pajisjes, reduktimi kësaj pjese të energjisë që nuk është e dukshme është është shumë e rëndësishme, pasi i shton vlerë produktit.

 

Metoda “Unë kursej”

Metoda “unë kursej”, është një funksion mjaft i thjeshtë pasi zgjidhet lehtësisht duke shypur një buton të vetëm në pultin e komandimit dhe mundëson zgjedhjen e temperaturës së dëshiruar. Duke e shtypur të njëjtin buton dy herë rresht, menjëherë rikthehet në temperaturën e mëparshme. Përdorimi i këtij funksioni ofron ndjesinë e komfortit, redukton operacionet e shumta, dhe ul konsumin e energjisë.

 

Njësi të jashtme për zonat e ftohta

Njësitë e jashtme split janë tashmë të disponueshme në të dyja llojet, në njësitë standard dhe në njësitë me pajisje ngrohëse. Pajisja ngrohëse është instaluar në çdo njësi për të parandaluar ngrirjen në ambjentet e jashtme të ftohta.

 

Kompakte dhe modern

Njësia e brendshme moderne dhe kompakte, i shton vlerë dhe klas çdo dekorimi të brendshëm. Dizenjo e re është 64 mm me hollë sesa njësia e mëparshme e brendshme e cila kishte edhe kapacitet outputi më të ulët (MSZ-GE22VA).