Secondary Adv

Seria murale MSZ-HJ, UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Seria murale MSZ-HJ

Njësitë e jashtme dhe të brendshme të Serive MSZ-H falë teknologjisë inverter, mundësojnë performancë të lartë, kursim të energjisë dhe komfort në të gjitha ambjentet e ndenjes.

 

Dizenjim modern dhe fasadë me panel të sheshtë

Dizenjo moderne me panel të sheshtë është projektuar për pamjen ballore të njësisë së brendshme. Përvec pamjes elegante, këto njësi ofrojnë qetsi dhe relaks si pasojë e zhurmës së ulët në punim që arrin vlerat deri në 22 dB (për njësite 25 dhe 35). Procesi i punës është aq i qetë, saqë mund të harroni faktin që kondicioneri është i ndezur.

 

Kontroll i avancuar inverter- operim eficent gjatë gjithë kohës

Teknologjia Inverter e Mitsubishi Electric është adoptuar për të mundësuar përshtatje të ngarkesës operacionale në bazë të nevojave. Kjo redukton humbjet e tepërta të konsumimit të elektricitetit dhe në të njëjtën kohë mundëson shkallë energjie A për klasat 25/35 dhe A+ për klasat 50/60/70.

 

Tuba më të gjatë

Krahasuar me modelet e mëparshme, gjatësia e tubave është rritur ndjeshëm, duke lehtësuar instalimin dhe duke e bërë atë sa më fleksibël.

 

Shkallë e gjerë operimi

Si rezultat i zgjerimit të shkallës së operimit në ftohje, këto modele janë më të lehta në përdorim sesa modelet e mëparshme.

 

Njësi kompakte

Gjerëstë e njësisë së brendshme dhe të jashtme janë kompakte, duke mundësuar instalim më të lehtë në hapsira të vogla dhe të ngushta.