Secondary Adv

PUMY +ECODAN, UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Njësi e jashtme ECODAN

Mitsubishi Electric ka projektuar dhe prodhuar pompa nxehtësie për ngrohjen e ujit për sektorin tregëtar që në vitin 1970. Mitsubishi Electric ishte një ndër prodhuesit e parë në Japoni që përdori teknologjinë e pompave të nxehtësisë për prodhimin e ujit të ngrohtë. Mitsubishi Electric gjithashtu ishte prodhuesi i parë që prodhoi një gamë produktesh që përdornin gazin R407C. Madje njësitë e para të linjës së këtyre produkteve prodhonin ujë të ngrohtë deri në 70°C (temperaturë ideale për neutralizimin e bekterit të legionella).

Produktet tona janë akoma në përdorim në shumë prej institucioneve ku janë instaluar. Si lider në prodhimin e prodhimit të sistemeve të ngrohjes së ujit sanitar, jemi krenarë të prezantojmë sistemin me teknologjinë më moderne “Ajër-Ujë”, një ndër paketat më efiçente në tregun e sotëm.

 

Teknologjia

Cikli i “Ciklit Flash-Injection” i cili është prodhuar posaçërisht për sistemin VRF CITY MULTI ZUBADAN Y ( pompë nxehtësie për klima shumë të ftohta), është instaluar në paketën CAHV të pompës së nxehtësisë për prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar. Duke përdorur këtë sistem injektimi dhe kompresorët me efiçencë të lartë, paketa CAHV bën të mundur rritjen e temperaturës së ujit deri në 70°C.