Secondary Adv

Tharese duarsh Jet Towel Slim, UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Tharese duarsh Jet Towel Slim

Jet Towel është tharësi më efiçent i duarve me shpejtësi të lartë elektrike. I projektuar
me një dizenjo elegante, i qetë në punim, miqësor me mjedisin dhe ekonomik në
përdorim, Jet Towel bën të mundur tharjen e përsosur të duarve në vetëm disa sekonda
duke respektuar mjedisin dhe duke siguruar një higjenë maksimale. Tashmë vjen në
versionin Slim dhe Smart si dhe me opsionin e aktivizimit ose çaktivizimit të ngrohësit.

Komfort dhe i qetë në punim
Jet Towel, falë shpejtësisë së lartë të ajrit garanton tharje të përsosur në vetëm 9-13
sekonda. Për më tepër, gjatë stinës së dimrit ngrohësi siguron rritjen e komfortit pasi e
ngroh ajrin direkt duke e çuar temperaturën e tij deri në 35° C. Gjatë stinës së verës
ngrohësi mund të mbahet i fikur dhe në këtë mënyrë kursehet energji. Niveli i zhurmës
mund të reduktohet shumë thjeshtë, vetëm duke ndryshuar shpejtësinë e rrymës së ajrit.
Modeli i ri Jet Towel Slim është përmirsuar në mënyrë të tillë që të jetë 2dB më i qetë
gjatë punimit në krahasim me modelin e mëparshëm.

Ekonomik gjatë punimit
Një cikël tharje me Jet Towel konsumon rreth 15 herë më pak energji elektrike krahasuar
me një tharës tradicional me ajër të ngrohtë. Përdorimi i letrave për tharjen e duarve ka
një kosto ekuivalente me 35 cikle të kryera nga Jet Towel. Ndezja dhe fikja e Jet Towel
kryhet nga sensorët të cilët dallojnë me precizion të lartë futjen apo nxjerrjen e duarve,
duke shmangur operacionet e zgjatura të panevojshme. Mirëmbajtja e lehtë dhe e
thjeshtë bën që pajisja të jetë efiçente për më shumë se 3 600 orë punimi (e barabartë
me më shumë se një million cikle tharje).

Higjenik
Njësia e cila është e hapur në të dyja anët, i mundëson përdoruesit të vendosë të dyja
duart pa e prekur fare pajisjen duke siguruar higjenë maksimale. Të gjitha pjesët në
kontakt me ujin janë të përbëra prej materiali kundra mikrobeve.