Ulet konsumi i energjise, ERE: Nje nga shkaqet, rritja e veteprodhuesve nga panelet diellore
Konsumi final energjetik gjatë vitit që shkoi pësoi ulje sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë.
Sipas ERE-s, ulja e konsumit të energjisë elektrike total për vitin 2023 shkon në rreth 6.4 %, krahasuar me konsumin maksimal për vitin 2021. Po ashtu, sipas Entit Rregullator ulja e konsumit total të energjisë elektrike është reflektuar për të gjitha kategoritë e konsumatorëve,
por veçanërisht për konsumatorët që furnizohen në tregun e parregulluar...