Secondary Adv

Kondicioner Mitsubishi, UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

 

Kondicioner Mitsubishi Tirane - Kondicioner Mitsubishi 9, 12, 18, 24 BTU.

Adresa: Industrial Park, Godina Nr. 18, Kashar, Tiranë afër Mbikalimit të Rinasit

 

Dizenjo luksoze dhe elegante

E Bardhë Natyrale, e Bardhë Perlë, E Kuqe Rubin, E Zezë Oniks. Njësitë e brendshme të serisë LN janë të disponueshme në katër ngjyra për t’ju përshtatur stileve të ndryshme të arredimit. Pamja e njësisë së brendshme ndryshon nga ndricimi në dhomë, duke bërë që e gjithë vëmendja e vizitorëve të tërhiqët nga kondicioneri. Jo vetëm njësitë e brendshme, por edhe pultet e komandimit vijnë në katër ngjyra të personalizuara.

 

Kondicioner Mitsubishi me Eficiencë e lartë energjitike

Performanca e lartë energjitike në ngrohje dhe ftohje është një tjetër karakteristikë e serisë LN. modelet me kapacitet 25 deri në 50 arrijnë klasifikim energjitik A+++ në ftohje dhe modelet 25 deri në 35 arrijnë klasifikim A+++ në ngrohje.

 

Sensor 3-D

Njësitë e brendshme të serisë LN janë të pajisura me sensor 3-D, një sensor me infra të kuqe I cili mat temperaturën në distanca të largëta. Duke lëvizur nga e majta në të djathtë, tetë sensorët e vendosur vertikalisht, analizojnë temperaturën e dhomës në tre dimensione. Kjo analizë e detajuar bën të mundur vlerësimin e pozicionit të njerëzve në dhomë, duke krijuar tiparin e “rrymës së ajrit indirekte” për të shmangur fryrjen direkt të ajrit dhe “rrymës direkte të ajrit” për të shpërndarë drejtimin e ajrit aty ku ndodhen njerëzit.

 

Kondicioner Mitsubishi me gaz Refregjerant R32

Refregjeranti R32 ka nëj potencial të ngrohjes globale afërsisht sa 1/3 e refregjerantit aktual, R410A; duke reduktuar në këtë mënyrë impaktin negative në mjedis në mënyrë të ndjeshme. Me prezantimin e refregjenarantit R-32, Mitsubishi Electric vazhdon kontributin e tij në promovimin e kujdesit të ambjentit.

 

Kondicioner Mitsubishi - Filtër Plasma Quad Plus

Plasma Quad Plus është një sistem filtirmi i bazuar në filtra plasma, i cili pastron gjashtë llojet kryesore të ndotësve të ajrit. Plasma Quad Plus është më eficient në kapjen dhe eleminimin e grimcave të mykut dhe alergjentëve krahasuar me filtrin Plasma Quad. Filtri i ri mund të kapë grimca edhe më të vogla se 2.5 μm, duke krijuar kështu një ambjent të shëndetshëm jetese.

 

Barrierë me lyerje të dyfishtë

Barriera me lyerje të dyfishtë parandalon pluhurin dhe grimca të tjera papastërtie të hyjnë në kondicioner. Papastërtia në përgjithsi klasifikohet në dy kategori: grimca hidrofilike- pluhurat fibër apo pluhuri i rërës, dhe grimca hidrofobike- tymi i vajit apo i cigares. Barriera me lyerje të dyfishtë e Mitsubishi Electric funksionon si një barrierë e cila ndalon depërtimin e grimcave hidrofikike si dhe atyre hidrofobike në njësinë e brendshme të kondicionerit. Kjo shtresë e dyfishtë në sipërfaqen e brendshme e mban kondicionerin të pastër përgjatë gjatë gjithë vitit.

 

Kondicioner Mitsubishi me Fletë e dyfishtë

Fletët e dyfishta shpërndajnë rrymën e ajrit në mënyrë të tillë që të krijojnë komfort për cdo person në dhomë. Jo vetëm fletët horizontale, por edhe fletët vertikale lëvizin në mënyrë të pavarur për të eleminuar “zonat e nxehta” ose “zonat e ftohta” në dhomë.

 

Kondicioner Mitsubishi me Ndërlidhës W-Fi i inkorporuar

Njësia e brendshme është e pajisur me një ndërlishës Wi-Fi i cili është i inkorporuar brenda njësisë së brendshme. Në këtë mënyrë jo vetëm që eleminohet instalimi i një ndërlidhësi Wi-Fi, por në të njëjtën kohë ruhet edhe pamja e veçantë dhe elegante duke qenë se ndërlidhësi është i fshehur.

Kondicioner Mitsubishi