Shfaq kontaktet Dergoji email
kompanise
Gaz industrial Oksigjen
Elementi që furnizon jetën është një gaz pa ngjyrë dhe pa erë dhe përbën 21% të ajrit që thithim. Oksigjeni përveç se është i pazëvendësueshëm për qëniet e gjalla është i pranishëm në shumë proçese industriale. Veçoria më e rëndësishme e oksigjenit është reaktiviteti i tij. Falë vetive të tij oksiduese, oksigjeni është ndezësi për proceset e ndezjes.
Në prodhimin e çelikut, në proçeset e pastrimit të ujrave, në industrinë kimike dhe atë ushqimore oksigjeni paraqet karakteristikat e tij: të ndezshmërisë, të mbështetjes së proceseve biologjike, të katalizimit të reaksioneve. Oksigjeni përdoret gjithashtu në kontrollin e reaksioneve të proçeseve të prodhimit në industrinë kimike, dhe falë karakteristikave të tij si gaz jo i djegshëm por ndezës, përdoret në proçeset e saldimit autogjen. Oksigjeni mjekësor gjithashtu përfaqëson një qendër të rëndësishme shëndeti pasi asisiton në pacientët e prekur me patologji frymëmarrjeje.