Secondary Adv

Gaze mbrojtes te saldimit, Messer Albagaz

Messer Albagaz

 



Përshkrimi

Gaze mbrojtes të saldimit

Gazet mbrojtës të saldimit_Shërbimet e furnizimit të gazeve të saldimit

 

Argoni, Azoti, Heliumi, Dioksidi i karbonit, Hidrogjeni, Oksigjeni dhe përzierjet e tyre janë gaze të zakonshëm mbrojtës, aktivë për proceset e saldimit në hark elektrik dhe lazer të metaleve, edhe për proceset e prerjes lazer dhe prerjeve të tjera. Acetileni, Propani dhe oksigjeni kanë një rol thelbësor në prerjen dhe saldimin autogjen të metaleve.

Gazet e saldimit përdoren në saldimin në hark elektrik me teknikat TIG, MIG dhe MAG, PLASMA, LASER. Në prerjen lazer, gaze shumë të pastër përdoren për të shtuar rezonatorët optikë që gjenerojnë rrezet e dritës infra të kuqe. Gazet aktivë të asistencës në prerje si Azoti dhe Oksigjeni përdoren për heqjen mekanike të materialeve të shkrira nga rrezet lazer. Një gamë e gjerë e përzierjeve të saldimit, gaze të pastër për prerjen lazer dhe materialet e rregullimit të gazeve vihen në dispozicion të një sektori më të nevojshëm në aspektin e cilësisë dhe fleksibilitetit të ofertës.

Në teknikën e saldimit në hark të pulsuar saldimi me gaze të mbrojtjes në variantet e saj TIG, Plasma MIG dhe MAG luan një rol thelbësor. Gazet e mbrojtjes në fakt në këto zbatime janë garanci e ekonomisë dhe cilësisë së sferave të saldimit.

Gazet përvec funksionit për të shmangur oksidimin e pjesës së shkrirjes, ndikojnë në tensionin e harkut dhe në vazhdimin MIG edhe modalitetin e transferimit të metalit në vetë harkun.

Gazet në raport me veprimin e ushtruar ndahen në:

Inerte: ==> Argon - Helium

Reduktues: ==> Hidrogjeni

Oksidantë: ==> Dioksidi i karbonit - Oksigjeni

Mbrojtjeje: ==> Azoti

Janë përdorur për më tepër në përzierje edhe pse për saldimin TIG dhe MIG përdoret  Argon i pastër siç Dioksidi i karbonit përdoret për saldimin MAG. Sasia e përzierjeve të standartizuara të ofruara nga Messer është e dukshme dhe i përgjigjet nevojave të ndryshme të saldimit mbi bazën e metalit që do saldohet. Më të zakonshmet janë:

 

Ferroline C4, Ferroline C8, Ferroline C13, Ferroline C18,Ferroline C5 X5, Ferroline C15 X5, Ferroline X4, Ferroline X8, për saldimin MAG të celikut në karbon (Fe + C) me tela bakri.

Inoxline C2, Inoxline C3 X1, Inoxline X1, Inoxline X2, Inoxline X3 për saldimin MIG të celikut inoks (Cr + Ni + Mo); Inoxline H2, Inoxline H3, Inoxline H5, Inoxline H7,5 Inoxline H35 për saldimin TIG të celikut inoks

Aluline N, Aluline He15 N, Aluline He30 N, Aluline He30, AlulineHe50, Aluline He70 për saldimin MIG/TIG të aluminit dhe lidhjeve të lehta 

ARGON 5.0 për saldimin TIG me celik inoks  (Cr + Ni + Mo).