Secondary Adv

Kompaktore CAT, Teknoxgroup Shqiperi

Teknoxgroup Shqiperi

 



Përshkrimi

Kompaktorët

Kompaktorët e fuqishëm të dheut janë projektuar dhe ndërtuar për ngjeshje të materialeve të forta dhe nivelime. Duke pasur një model të pajisur me goma me majë ngjeshëse, Kompaktorët e Dheut Cat® ofrojnë një presion më të madh në tokë, ngjeshje më të madhe, forcë tërheqëse të shkëlqyer dhe lëvizje pa tronditje. Me aftësinë për të punuar me shpejtësi të mëdha, Ngjeshëset e Dheut Cat mund të ruajnë të njëjtin ritëm ashtu si dhe flota e Skreperave të shpejtë apo kamionët e artikuluar gjatë një transportimi materialesh nga projekte të mëdha autostradash deri te kantierët më të vegjël të ndërtimit të zonave të banimit. Kanë Sisteme dhe Komponentë të testuar në terren me struktura të ndërtuara posaçërisht për mosndërprerje të kohës produktive dhe jetëgjatësi të makinerisë. Janë projektuar në mënyrë ergonomike për ruajtjen e shëndetit dhe rendiment në punë të operatorit tuaj të tilla që të kenë një sistem komandimi me anë të një leve të vetme që s'kërkon shumë mund, qartësi shikimi dhe një kabinë të standardeve më të larta.

 

Per me teper informacion klikoni ketu