Secondary Adv
ACP
Njoftohuni me të rejat më të fundit rreth projekteve, kompanive dhe lajmeve në Shqipëri!

Kompleksi Afaristo-Banesor Rrezja, Prishtine | PROTEC shpk | 2014


Kompleksi Afaristo-Banesor “Rrezja” në lagjen Mati 1, i cili është në ndërtim e sipër që nga muaji qershor i vitin 2013, është simbol i bashkimit të kompanive me përbërje ARKING sh.p.k, UNIproject sh.p.k dhe PROTECH sh.p.k me qëllim për të treguar edhe njëherë fuqinë dhe potencialin në fushën e arkitekturës dhe ndërtimit të objekteve me vlera dhe norma të kohës sonë moderne.

 


Unioni i këtyre kompanive ka dëshmuar seriozitetin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në ndërtimin e objekteve banesore e afariste si dhe objekteve tjera administrative (shkolla, objekte komerciale, etj.) Ky bashkëpunim dëshmon përvojën 20 vjeçare në fushën e ndërtimit. Stafi i këtyre kompanive përbehet nga profesionist të lëmive përkatëse me përvojë shumëvjeçare brenda dhe jashtë vendit.

 


Kompleksi “Rrezja” ndërtohet sipas normave të pranueshme të standardeve të larta të arkitekturës dhe materialeve bashkëkohore duke i përkushtuar vëmendje të veçantë sigurisë, qëndrueshmërisë, funksionalitetit dhe estetikës. Në një kompleks si Rrezja, nuk do të mund të mungonte këndi i lojrave për fëmijë, hapësirat e lira për relaks të banorëve, parkingu nëntokësorë, dhe lokale afariste. Veçori tjera janë materialet e aplikuara që mbrojnë banorin kundër zhurmës me mure të izoluara nga ana akustike si dhe dyer me sistem sigurie kundër zjarrit dhe vjedhjes të prodhuesit Italian.

 


Terreni i parcelave ka pjerrësi të lehtë kah perendimi. Parcelat kufizohen me shtëpi të ulta banimi në lindje, jug dhe perëndim që paraqet favor te shkëlqyer per ndriçim diellor. Ndersa dhe me ndërtesa të larta banimi në veri. Projekti është hartuar me etazhitet nga më e ulët në ate më të lartë, kjo me qëllim që me shkallëzimin e vëllimeve është arritur sigurimi i ndriçimit natyror për të gjitha njësitë banesore si dhe vizura në drejtim të qytetit. Ndriçim i mjaftueshëm është arritur edhe përmes orientimit të hapjeve kryesisht në jug, lindje dhe perëndim dhe thyerjeve në gabaritin e objektit. Këto shkallëzime në vëllim përpos që janë një shprehje arkitektonike kanë edhe funksionin e mbrojtjes nga ndriçimi i tepërt në ditët me vapë. Edhe pse shkallëzimet e gabaritit duket se rrisin sipërfaqen mbështjellëse në raport me vëllimin, megjithatë objektet në tërësi paraqesin një zgjidhje kompakte dhe të favorshëme për ruajtjen e energjisë.

 

 
Informacione rreth projektit
Tel:  +381 38 223 700
Cel: +377 44 145 944 / +377 44 122 244 / +386 49 122 244
Email: info@rrezja.com
Web: rrezja.com


Informacione rreth kompanive
Emri: UNI Project
Adresa: Prishtinë - Kosovë, str. Bajram Kelmendi, no. 26
Tel & Fax: +381 (0) 38 223 700
Cel: +377 44 156 521
Email: contact@uniproject-pr.com
Web: www.uniproject-pr.com

Emri: PROTEC shpk
Adresa: Rruga Ramiz Cërnica. 60000 Gjilan -Kosove.
Tel: +381 (0) 280 330 220
Fax: +381 (0) 280 330 210
Cel: +377 (0) 44 210 137
Email info@protec-ks.net
Web www.protec-ks.net

Me shume projekte ne Kosove