Secondary Adv

Rindertimi i Kulles se Sahatit ne Korce | 2015


Artan Lame i ka propozuar grupit që po merret me rindërtimin e Pazarit të Vjetër në Korcë dhe rindërtimin e Kullës së Sahatit, e cila nuk ndodhet në teritorin e Pazarit. Në një postim në Facebook ai shkruan rreth kësaj ideje dhe bashkpunimin qe ka pasur me qeverine për këtë cështje.

 


“Kohet e fundit po bëhet rikonstruksioni i Pazarit të Korcës. Ndoshta nga më të bukurat punë të bëra në atë qytet. Packa se jashtë kufijve të pazarit, për fat në këtë punë u përfshi edhe xhamia e Iljaz bej Mirahorit.  Meqë këtej nga Tirana punimet i ndjek Niko Peleshi edhe si zvKryeminister edhe si korcar, i thashe se ndoshta do ishtë mirë që në këtë gjë të përfshihej edhe rindërtimi i kullës së Sahatit, që ka qënë pranë xhamisë. Kulla natyrisht që nuk ka qënë bashkëkohëse e xhamisë, se xhamia është e shek. XVI ndërsa kulla e shekullit XIX, por megjithate, ajo ishte kthyer në pjesë të ansambilit të saj”

 


Lame shprehet i kënaqur se projekti i ri i bërë nën kujdesin e zevendeskryeminstrit Peleshi është thuajse i përsosur.
Kjo është ndoshta fotografia më e vjetër që ekziston nga Kulla e Sahatit Korcë. Eshte marre në vitet e para të shek. XX nga një reviste osmanisht. Sahatet i kanë fushat me numra osmane.

Me shume projekte ne Shqiperi