Secondary Adv

Ndertimi i rruges se Kosovareve | ERUDIT shpk - GRUP EGNATIA | 2015

 

Rruga e Kosovarëve, siç quhet në popull, e cila lidh “Komunën e Parisit” me parkun e Liqenit Artificial, ka nisur të ndërtohet. 86 milionë lekë janë vënë për këtë rrugë me gjatësi 570 m, që do të shërbejnë për sistemin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçimin rrugor si dhe 140 pemë.

 


Bëhet fjalë për një nga rrugët e rëndësishme të qytetit tonë, e cila ka filluar të zhvillohet me parametra faktikisht të një bulevardi, me një gjerësi të rrugës prej 12 metrash, me parkime në të dyja anët dhe me trotuare të gjerë 4 metra, në të dy krahët, pra ndër trotuaret më të gjerë që mund të investohet në një rrugë të parametrave urbanë.


Kjo rrugë është një pjesë e rëndësishme e jetës së mbi 10 mijë banorëve të kësaj zone, pasi është arteria e tyre e vetme pedonale, (këmbësore) që i lidh me parkun e Liqenit, ndërkohë që funksionon si arterie lidhëse për mbi 25 mijë banorë të tjerë që jetojnë në këtë zonë dhe që mund të kenë akses në park apo kanë akses në park, duke ecur në këmbë.


Informacione rreth projektit
Investitori: Bashkia Tiranë
Projektuesi: Bashkia Tiranë
Sipërmarrësi i punimeve: Grup Egantia Kompani
Mbikëqyresi i punimeve: Erudit shpk
Afati për ndërtimin e objektit: 10 muaj
Vlera e objektit: 86.065.547 lekë me TVSH

Informacione rreth kompanive
Bashkia Tirane
Adresa: Sheshi “Skënderbej”, nd. 2, 1001 Tirana, Albania
Tel: +355 4 22 53 023
Web: www.tirana.gov.al

Grup Egantia Kompani
Adresa Rr.Ali Visha, Pallati nr.31/1, Kati 1, Tirane, Albania
Cel: +355 69 20 62 626

Me shume projekte ne Shqiperi