Secondary Adv

Impianti i perpunimit te mbetjeve ne Elbasan | ITS shpk | 2015

 

Impianti i parë për përpunimin e mbetjeve urbane do të ndërtohet në Elbasan. Një investim prej 22 milionë euro që parashikon ti japë zgjidhje problemit serioz, trajtimit të mbetjeve urbane.

 


Elbasani do të jetë shembulli si do të përpunohen mbetjet dhe që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Ky impiant vendoset për herë të parë në vendin tonë dhe do vendosë themelin e transformimit të mjedisit. Plehrat kanë 22 vjet që ndotin Shqipërinë.Landfilli i përpunimit të mbetjeve në qytetin e Elbasanit, është një investim me vlerë 22 milionë euro nga kompania italiane “Albtek Energy sh.p.k.”Nga trajtimi teknologjik mbetjeve do përfitohet energji e gjelbër deri në 17 250 Mwh në vit. Impianti me një teknologji bashkëkohore do të shmange ndikimin negativ në mjedis, nga ana tjetër do të ketë një ndikim edhe në ekonominë lokale.

 


Sipas para shikimeve të bëra, ky impiant pritet të vihet në funksion para korrikut të këtij viti dhe ku parashikohet të shkaterrohen 5 ton mbetje spitalore në ditë. Nga ky impiant, qyteti i Elbasanit pritet të përftojë 530 mije m2 hapësirë të  gjelbëruar.

 


Informacione rreth projektit
Leje ndërtimi për “Impiantin e trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut të Elbasanit dhe prodhimit të energjisë”, me vendodhje në Bashkinë Elbasan.
Investitor: Albtek Energy sh.p.k
Subjekti ndërtues: ITS shpk
Vlera e investimit: 21.661.000 dollarë
Afati i punimeve: 16 muaj

Me shume projekte ne Shqiperi