Secondary Adv

LUXOR 2-Godine banimi dhe sherbimi | Lim-Em | 2015

Lim-Em, pas realizimit me sukses të objekteve Belle Vieë, Liburnia, vijon së fundmi me projektin për qendrën më të re tregtare, në një pikë tjetër strategjike të Tiranës. Qendra do të pozicionohet në një rezidence banimi, shume pranë rrugës së Durresit, në rrugën Gjergj Legisi, Laprakë.

 


Projekti, është pozicionuar në një nga zonat më të populluara të Tiranës, me një sipërfaqe prej 10,480 m2, 6 kate mbi tokë dhe 2 kate nën tokë, vetëm 2 km larg Sheshit “Skënderbej”.  Krahas pjesës rezidenciale komode për banim, qendra do të ketë një strukturë të vecantë arkitektonike, në të cilën përfshihen ambiente të ndryshme tregtare, shërbimi, argëtimi, hapësira parkimi i jashtëm dhe i brendshëm, hapësira të gjelbëruara për shplodhje, vëndi ideal për familjen dhe miqtë tuaj.

 

 


Hyrja për në banesë bëhet me shkallë nga pjesa e brendshme të godinës. Godina organizohet me dy shkallë krejtesisht të veçanta te cilat janë me ashensore dhe  ambjente tekinike të vecanta nga zona tregtare.
Qendra tregtare, do te jetë e pozicionuar respektivisht në katin -1, katin zero dhe gjysmën e katit 1. Këto ambiente të sistemuara dhe të mirë organizuara, do të garantojnë suksesin e biznesit tuaj.

 


Informacione
Ndërtues: LIM-EM shpk
Drejtues teknik: Erald Kerluku
Zbatues punimesh: Emilian Lala
Mbikqyrës punimesh: Sulejman Shensiu
Ing.Konstruksioni: Erald Kerluku
Projektues: Alternatia ‘999
Fillimi i punimeve: Tetor 2014
Mbarimi i punimeve: Tetor 2016

Informacione rreth kompanisë
Emri: LIM-EM shpk
Adresa : Rr”Budi”, Pallati “Fasked”, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 2 378 878
Email : info@lim-em.al
Web: www.lim-em.al  
www.newhomesalbania.al

Me shume projekte ne Shqiperi