Secondary Adv

Projekti per Parkun e Liqenit te Kasharit | 2016

Liqeni i Kasharit, i shfrytëzuar deri më sot si një rezervuar për ujitjen e tokave në zonë, do të shndërrohet në një nga hapësirat më atraktive të Tiranës, sipas një projekti të bashkisë.


Afërsia e këtij territori me zonat e banuara mundësojnë kushtet për krijimin e një parku të domosdoshëm sidomos për rininë në ushtrimin e sporteve natyrore si: ecjet e lira në natyrë, “mountain bike” si dhe organizime turistike.Për momentin, investimi për liqenin e Kasharit është në fazën e projektimit dhe ideimit të tij. Administratori Erin Çatri e vlerëson atë si një mundësi për t’i dhënë të gjithë njësisë administrative një imazh të ri dhe një vrull zhvillimi.Investimi për këtë projekt mendohet të nise rreth 2 muaj më vonë, ndërsa gjatë kësaj periudhe do të zhvillohet një proces konsultimi midis bashkisë, njësisë administrative, banorëve dhe projektuesve.


Bashkia e Tiranës
Facebook: https://www.facebook.com/BashkiaETiranes/?fref=ts
Web: https://www.tirana.gov.al/
Adresa: Sheshi "Skënderbej", Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri
Tel: 0800 0888

Me shume projekte ne Shqiperi