Secondary Adv

Projekti Peja Hill, Kosove | 2016

Në pjesën jug-perëndimore të Pejës, 2 km nga qendra e qytetit ka filluar ndërtimi i projektit më të ri dhe modern. Projekti i ri i quajtur PejaHill është lagjia më e re e qytetit të Pejës. Me 3 lloje të shtëpive (lloji A, B dhe C), të cilat kanë sipërfaqe të ndryshme, duke ruajtur në të njëjtën kohë idenë unike të dizajnit të brendshëm dhe funksionit.

Lagjia e re do të ketë 57 shtëpi, secila prej të tyre do të kenë intimitetin e vet, duke siguruar një ambient të rehatshëm familjar.Tipi A është një shtëpi me sipërfaqe 260.75 m2 , e cila i përfshin të gjitha hapësirat e nevojshme për një familje. Kato i parë përfshin  një dhomë të madhe ndenje me dritë të mjaftueshme natyrore shoqëruar nga një kuzhinë me një tavolinë ngrënie, një depo e vogël ushqimesh dhe një dhomë pune. Kati i sipërm ka 4 dhoma gjumi, njëra prej të cilave ka banjo të veçantë dhe garderobë. Në dizajn është gjithashtu i përfshirë një vendparkim.

Tipi B është një shtëpi me sipërfaqe 213,26 m2. Edhe këtu kati i parë përfshin një dhomë ndenjeje, kuzhinë, depo ushqimesh dhe një hapësirë parkimi me mundësinë për të ruajtur pajisjet teknike. Kurse kati i sipërm ka një dhomë gjumi me banjo të veçantë dhe garderobë, si edhe dy dhoma të tjera me banjo të përbashkët. Çdo dhomë ka një ballkon me pamje mahnitëse të Alpeve Shqiptare.Tipi C është një shtëpi me sipërfaqe 156,27 m2, e projektuar për çiftet e sapo martuar. Kati i parë përfshin një dhomë ndenjeje, kuzhinë dhe depo. Kurse kati i sipërm ka 3 dhoma ghumi, një banjo dhe 2 ballkone.

Gjithashtu dizenjuesit kanë ndërtuar për komunitetin një hapësirë me pishinë, fusha sportive dhe stola. Familjet me fëmijë kanë edhe mundësinë për t’i dërguar fëmijët e tyre në një shkollë në afërsi të lagjes.Lagje është duke u ndërtuar në një mjedis të pasur të rrethuar nga natyra, e cila e ka frymëzuar investitorin me moton “Natyra është shtëpia ime.”

 

Peja Hill
Adresa: Rr. Muharrem Mitrovica p.n. 30000 Pejë, Kosovë
Tel: +386 (0)49 21 23 21
+386 (0)49 93 93 99
E-mail: info@pejahill.com
Web: https://www.pejahill.com/#

Me shume projekte