Secondary Adv

Rikonstruksioni i shetirores Fan S. Noli, Korce | 2017

Kanë filluar punimet për projektin e rikonstruksionit të shëtitores “Fan S. Noli”, një nga akset më të rëndësishme në qytetin e Korçës, që shtrihet nga kryqëzimi i rrugës së Mborjes deri tek pazari i vjetër i Korçës.

Investimi kap vlerën e 1.4 milion euro, i cili do të përmbajë unifikimin e rrugëve dhe trotuareve, sistemin e kryqëzimeve, sistemin e parkimit, gjelbërimin, lehtësimin e aksesit për personat me aftësi të kufizuar, korsi për biçikleta, rrjetin e infrastrukturës nëntokësore dhe të asaj mbi tokë me theks të veçantë në ndriçimin efiçient dhe ekonomik.

Projekti ka për qëllim kthimin e tij në një aks funksional dhe dekorativ në harmoni të plotë me ambjentin përreth në përputhje me standartet bashkëkohore europiane, përmirësimin e kushteve të lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve, disiplinimin e trafikut, unifikimin e infrastrukturës dhe elementëve arkitekturorë të këtij segmenti me pjesën tjetër të qytetit sipas objektivave strategjikë zhvillimorë dhe ofrimin e një impakti ekonomik pozitiv në komunitet.


Bashkia Korce
Tel: + 355 (0) 82 245 755/243 382 / + 355 (0) 822 43353
Email: info@bashkiakorce.gov.al
Web: https://bashkiakorce.gov.al/site/index.php

IPA Cross Border Program
Web: https://www.greece-albania.eu/index.php

Me shume projekte ne Shqiperi