Secondary Adv
ACP
Njoftohuni me të rejat më të fundit rreth projekteve, kompanive dhe lajmeve në Shqipëri!

Restaurimi i qendres historike ne Vlore | Bashkia Vlore | 2017

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për “ Rikualifikimin e zonës urbane pranë qendrës së qytetit Vlorë” që përfshin hartimin e projektit urban, restaurimin e monumenteve të kulturës në këtë zonë dhe rikonstruksionin e objekteve të tjerë.

Ky projekt do të zbatojë restaurimin në zemër të Vlorës, aty ku qyteti ende ruan identitetin, gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të . Do ti nënshtrohen restaurimit : Rruga “Justin Godar”, ish-pazari, “lagjja e hebrenjëve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga, xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit, etj. Vlora dhe kjo qendër historike mëton se diversiteti dhe bashkëjetesa e kulturave dhe e feve është pjesë e së përditshmes dhe e historisë. Ky projekt bëhet i mundur falë bashkëpunimit teknik dhe financiar me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, sipas të njëjtit model me të cilin është punuar për rijetëzimin e Pazarit të Korçës, të Krujës, Gjirokastrës.

Bashkia Vlore
Adresa: Sheshi 4 Heronjtë Vlore, 9400
E-mail: info@vlora.gov.al
Telefoni: 00355 33 421 421/ 422
Web: http://bashkiavlore.org/

Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim
Adresa: Rr. Ibrahim Rugova "Green Park" Complex Tower 2, 12th Floor Tirana, Albania
Web: http://www.aadf.org/

Me shume projekte ne Shqiperi