Secondary Adv

Lakeview Residences | Gener 2 | 2018

Të vendosura përballë liqenit artificial të Tiranës, Lakeview Residences janë të projektuara për të ofruar një jetesë moderne në Tiranë. Projekti ofron shërbime dhe komoditet të klasit më të lartë. Lakeview Residences do të ofrojë njësi banimi me rreth 600 apartamente të dizajnuara në mënyrë elegante, 950 hapësira parkimi dhe një sërë shërbimesh të tjera për jetesë, që shtrihen në një sipërfaqe me 129,000 m2 për t'u bërë ndërtesat më luksoze të banimit në Shqipëri.

Rezidencat Lakeview gërshetohen në mënyrë të përkryer në peisazhin përreth, në sajë të elementit vertikal konik me dizajn inovativ që mundëson krijimin e tarracave te gjelbërta, të cilat shërbejnë gjithashtu si hapësira rekreative dhe relaksuese për banorët dhe vizitorët. Ato janë të dizajnuara për të depërtuar në thellësi ajrin e freskët, dritën natyrore, pamje nga çdo apartament, si dhe shfrytëzimin maksimal të përfitimeve të energjisë diellore gjatë muajve të ftohtë dhe të nxehtë të vitit.

Lakeview Residences garantojnë standarte të larta jetese duke ofruar të gjithë komfortin dhe sigurinë në një komunitet modern që promovon një mënyrë jetese të shëndetshme. Lakeview Residences mishërojnë nivelet dhe standardet më të larta të cilësisë së ndërtimit duke garantuar përdorimin e teknologjisë më të përparuar në materiale dhe elemente strukturorë. Rezidencat Lakeview janë të vendosura strategjikisht në Rrugën Kristo Luarasi dhe Rrugën Kosovare, duke ofruar një larmi të projektimit të banesave, me pamje nga liqeni i Tiranës, Unaza e re, sheshi i lojërave dhe kompleksi i pishinave.

Apartamente janë të organizuara në:
- 1 dhoma gjumi + 1 banjo, nga 67 m2 - 100 m2
- 2 dhoma gjumi + 2 banjo, nga 97 m2 - 164 m2
- 3 dhoma gjumi + 2 banjo, nga 150 m2 - 210 m2
- 4 dhoma gjumi + 3 banjo, deri në 245 m2
Përveç kësaj, Lakeview Residences ofrojnë jetesë moderne dhe elegante në Tiranë që mund të përshtaten sipas nevojave tuaja.

Lakeview Residences ofrojnë:
-    Dizajn i qëndrueshëm dhe efikas të energjisë;
-    Izolim akustik;
-    24 orë siguri;
-    3 nivele parkimi nëntokësor;
-    Gjenerator i fuqisë rezervë;
-    Sistemi HVAC i zbatuar gjatë fazës së ndërtimit (njësitë e brendshme dhe të jashtme);
-    Parket druri në të gjitha apartamentet;
-    Materiale me cilësi më të lartë;
-    Ashensorë rezistente ndaj zjarrit;
-    Struktura e kornizës RCC rezistente ndaj tërmeteve;
-    Termoizolim i avancuar;
-    Dalje emergjente;
-    Sistemi i zbulimit të zjarrit në të gjitha apartamentet;
-    Sistem inteligjent i ndërtimit;
-    Plan individual i dyshemesë dhe orientim unik për çdo apartament.

Rezidenca Lakeview ju japin një eksperiencë unike të arkitekturës së lartë, funksionalitet të thjeshtë dhe pamje të mrekullueshme.

Na kontaktoni:
ABA Business Center, Floor 7, Rruga Papa Gjon Pali II, Tirana, Albania.
Email: sales@gener2.al
Tel:+ 355 4 4501700
Cel: +355 69 40 62213

Me shume projekte ne Shqiperi