Secondary Adv
ACP

Objekt banimi dhe sherbimesh 6 dhe 11 kate me 2 kate parkim nentoke, Rruga 5 maji | ALB EDIL SHPK | 2019

Shfaq kontaktet

Dergoji email
kompanise

Asistence mbi informacionin nga ACP

+355 68 90 99 009

Rreth projektit

 

Objekt banimi ne rrugen 5 Maji - ALB EDIL shpk
Objekt banimi ne rrugen 5 Maji - ALB EDIL shpk
Objekt banimi ne rrugen 5 Maji - ALB EDIL shpk

 

Pozicionimi

ALB-EDIL SHPK: Zona e marrë në studim ndodhet në pjesën veriore të qytetit të Tiranës , pranë rrugës  "5 maji" rreth 2.0 km në vijë ajrore nga qendra e qytetit. Kjo rrugë është një nga akset kryesore te Tiranës, si e tillë në të ka gjithmonë lëvizje automjetesh e këmbësorësh. Dukeqënë unazë periferike e qytetit në të kalojnë mjete të tonazheve të rënda të mbushura me materiale ndërtimi, gjë e cila e bën edhe më të zhurmshme dhe të ndotur këtë zonë. Zona e ndërtimit  ka një sipërfaqe prej 5024 m2² dhe është e pozicionuar pranë rruges kryesore te 5 Majit. Objektet  përreth janë kryesisht të ulëta 2-4 kate me funksion banimi por ka edhe objekte te reja dhe  te larta banimi.  Materialet e përdorura te ndertesat egzistuese janë kryesisht suva e lyer me bojë, e cila me kalimin e kohës ka degraduar, si nën efektin e diellit ashtu edhe nga ndotja e madhe atmosferike që krijohet nga lëvizja e automjeteve.  

 

Detajet e ndertimit

 

Apartamente Objekti A&B


Blloku A
Shkalla 1

Blloku A
Shkalla 2

Blloku B
Shkalla 1

Blloku B
Shkalla 2
 
Zgjidhja e apartamenteve është bërë sipas kërkesave të tregut dhe atyre të investitorit,  apartamente 2+1 (62 %), apartamente 1+1 (29 %) dhe apartamente 3+1 (9 %). Apartamentet janë të organizuara në mënyrë të tillë që zona e ditës është e ndarë nga zona e natës. Apartamentet 2+1 janë të pajisura ne shumicen e rasteve  me 2 nyje higjeno-sanitare,  ku njëra ndodhet në dhomën matrimoniale. Secili apartament ka llozhën e tij dhe në pjesën më të madhe të rasteve ajo është e pozicionuar pranë dhomës së ndejtjes.
 

Ambjente tregtare

Kati përdhe do të shërbejë për aktivitete të ndryshme tregtare duke patur mundësi aksesi të drejtpërdrejtë nga trotuari, ndërsa katet e sipërme për banim. Hyrjet për në banimi janë  të pozicionuara në anen  veriore per te dy objektet, ne menyre qe pjesa jugore te jete e destinuar per apartamentet per shkak te pozicionit te favorshem.

 

Planimetri parking


Objekti A PARKIMET- 1

Objekti A PARKIMET- 2

Objekti B PARKIMET- 1

Objekti B PARKIMET- 2
 
Parkimi do të zhvillohet në dy kate nëntokë në mënyrë që të plotësojë nevojat e kompleksit sipash rregullores  ne fuqi. Secili  nga objektet ka parkim të vecantë duke qënë se kanë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe duke qene se objektet ndahen nga rruga e percaktuar nga Bashkia.
 

Te dhëna teknike mbi projektin

 
SIPËRFAQE E SHESHIT TË NDËRTIMIT: 5024 m²
SIPËRFAQE E ZËNË ME NDËRTIM: 1536 m²
KOEFICENTI I SHFRYTËZIMIT TË TRUALLIT: 27 %
SIPËRFAQE NDËRTIMI MBI TOKË: 18 800 m²
SIPËRFAQE NDËRTIMI NËNTOKË (PARKIMI): 5 428 m²
SIPËRFAQE TOTALE NDËRTIMI: 24 228  m²
NUMRI I APARTAMENTEVE: 190
NUMRI I PARKIMEVE: 188
HYRJE-DALJE TË PARKIMIT: VERI -LINDJE DHE JUG
HYRJA PËR NË BANIM: VERI, JUG
HYRJA PËR SHËRBIMET: VERI, JUG, LINDJE DHE PERËNDIM
 

Tabela informuese

Projekti arkitektonik

Me shume projekte ne Shqiperi