Secondary Adv
ACP

Projekti FARMACIA 10 - ARLIS NDERTIM, Rruga e Dibres | ARLIS NDERTIM | 2019

Dergoji email
kompanise

Asistence mbi informacionin nga ACP

+355 68 90 99 009

Rreth projektit FARMACIA 10

Farmacia 10 është një godinë banimi, shërbimi dhe hotelerie 2, 8, 9, 10 dhe 12 kate me 2 kate parkim nëntokë. Objekti është i pozicionuar në lindje të qytetit të Tiranës, në një prej rrugëve kryesore të saj, në rrugën “E Dibrës”, pranë Unazës. Kjo zonë po zhvillohet me hapa të shpejtë, sidomos vitet e fundit, si një zonë rezidenciale me të gjitha facilitetet dhe shërbimet që shoqërojnë qëndrat e banuara.

Projekti Farmacia 10 Rruga e Dibres - Arlis Ndertim
Projekti Farmacia 10 Rruga e Dibres - Arlis Ndertim
Projekti Farmacia 10 Rruga e Dibres - Arlis Ndertim

 

Në cilësinë e ndërtimit ndikojnë materialet që do të përdoren dhe teknologjitë e reja të ndërtimit, si në realizimin e riniturave, ashtu edhe në realizimin e shtresave hidro-izoluese, realizimin e murit dopio që ndan apartamentet midis tyre dhe me ambjentin e jashtëm.

Projekti Farmacia 10 Rruga e Dibres - Arlis Ndertim
Projekti Farmacia 10 Rruga e Dibres - Arlis Ndertim
Projekti Farmacia 10 Rruga e Dibres - Arlis Ndertim

 

Detajet e ndertimit

IZOLIMI AKUSTIK

Muret ndarës midis apartamenteve dhe muret ndarës me korridoret e shkallëve do të jenë termikisht të izoluar duke përdorur pambuk mineral me trashësi 50 mm të vendosur ndërmjet dy mureve prej 10 cm.

 

TERMOIZOLIMI / FASADA

Teknologjia e përdorur për termoizolim ju mundëson të keni një ambjent banimi të fresket në verë dhe të ngrohtë në dimër, duke ju kursyer enerkgjine elektrike.

 

AMBJENTE TE PERBASHKETA

Oborret e brendshme që krijohen, do të trajtohen me hapësira të gjelbërta për ti ofruar një ambjent të jashtëm sa më të mirë dhe të rehatshëm për banorët e objektit: sheshe, trotuare, gjelbërim, ndriçim i jashtëm, ambjente shplodhëse dhe hapësira shërbimi për bar, kafe, restorant, etj.

Me shume projekte ne Shqiperi