Projekti Lungomare Vlore, Karakteristikat

Projekti Lungomare Vlore
Studio projektuese  XDGA e përfaqësuar nga Xaveer de Geyter, Belgjikë, u përgjodh disa ditë më parë si studio fituese për projektin e shëtitores së Vlorës.   

Për realizimin e projektit të Lungomares është e nevojshme të luftohet informaliteti, sa i takon ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare, si dhe të shmanget  trafiku i madh. Projekti parashikon krijimin e hapësirave të gjelbërta, si dhe krijimin e vendeve të caktuara për parkimin e automjeteve. Projekti Lungomare Vlore

projekti lungomare vlore Fe Projekti Lungomare Vlore, Karakteristikat

Sipas studios XDGA mendohet  që të largohet trafiku nga zona bregdetare. Të pyllëzohen zona përgjatë bregdetit në mënyrë që të krijohet një lloj komforti, dhe shtim i gjelbërimit.

Karakteristika të projektit

E gjithë shëtitorja mendohet të përmisohet me troturare të reja, dhe do të krijohet shteg për të kaluar në bregun ranor. Do krijohen vendparkime të caktuara për automjetet, që më pas qytetarët të kenë mundësi të vizitojnë zonën bregdetare. Ky dizajn konsiston në fazë të parë në zgjerimin logjik të shëtitores ekzistuese me bimësi tipike mesdhetare.  E gjithë zona ka një sipërfaqe prej rreth 125 hektarësh dhe e gjatë 5 kilometra. Projekti Lungomare Vlore

projekti lungomare vlore 2 Projekti Lungomare Vlore, Karakteristikat

Pyjet përgjatë vijës bregdetare 5 kilometra të gjatë do ti japin një imazh tërësisht harmonik por edhe një identitet unik dhe specifik për qytetin bregdetar, tipike e peisazhit mesdhetar të Shqipërisë.

Lungomare 03 Projekti Lungomare Vlore, Karakteristikat

Pisha e egër Aleppo, tipike në rajonin e Mesdheut , ka një kurorë të gjërë përgjat vijës bregdetare, duke ruajtur pamjen mbi det në çdo kohë dhe duke ofruar hije për të gjitha aktivitetet. Në një fazë të mëvonshme, zona të caktuara mund të trajtohet në një mënyrë më të fokusuar, për shembull, përmes krijimit të zonave  të plazhit të bardhë , terreneve sportive, zona me parqe ujore, si dhe një  mol dhe marinë, hotele të reja dhe më e vecanta një ishull lundrues.

projekti lungomare vlore 5 Projekti Lungomare Vlore, Karakteristikat

Ky propozim mbi këtë projektimit është i hapur për interpretim dhe jashtëzakonisht fleksibël në zbatimin. Një instrument i ndërhyrjes urbane në zonën bregdetare të Shqipërisë , në mënyrë që të shërbejnë si një model për zonat e tjera.

Studio XDGA, me qendër në Belgjikë, është e përqendruar në arkitekturë, projektim urban dhe projekte në shkallë të madhe.

 

Informacione rreth studios së projektimit

Emri: XDGA / Xaveer De Geyter Architects

Adresa: Sainctelettesquare 12 , 1000 Bruksel, Belgjikë

Tel: +32 2 218 88 86

Fax: +32 2 218 88 87

E-mail: info@xdga.be

Web: www.xdga.be

 
 
 
 
 
 

Copyright © 2014 ACP | Albanian Construction Portal. All Rights Reserved.