Secondary Adv
Kategoria Eksperienca Tipi Pagesa
Inxhinieri Student Full-time -

Pershkrimi

ALUFLOR mundëson ndërtimin e fasadave të teknologjisë së lartë, dritareve dhe dyerve duke përdorur sisteme të profileve të aluminit, pajisje të përpunimit, aksesorëve dhe ekspertizë teknike të cilësisë më të lartë. Për më tepër ALUFLOR ka vendosur standarde të larta teknologjike në industrinë e ndërtimit. Përfitimi funksional i markës qëndron në zgjidhjet më të mira teknike.Ne kuader te zgjerimit te kompanise, dhe nevojes per staf shtese, ALUFLOR eshte i interesuar te punësojë një Inxhinier Projektimi që të plotësojë kriteret e mëposhtme:

Detyrat

• Realizimi i vizatimeve te projektit të objektit dhe ofrimi i alternativave.
• Është përgjegjës për matjet ne kantier dhe permbush kerkesat e projektit.
• Pergatit listen e materialeve
• Llogaritja statike dhe estetike e fasadës në përputhje me kodet e projektimit të standardeve me të cilat operon kompania dhe kërkesat e investitorëve duke u bazuar në projektin e objektit
• Marrja e të dhënave përkatëse nga klienti në formate të përshtatshme për projektimin.
• Diskuton dhe bie dakord me investitorin për të gjithë detajet e mundshme të projektit në mënyrë që kontrata për realizimin e objektit të jetë sa më e plotë.
• Ndjek ecurine ne kantier dhe raporton per ecurine e zbatimit te projektit.
• Bën korigjimet e fundit pasi projekti i paraqitet klientit.
• Respekton buxhetin dhe afatet e projektit
• Respekton legjislacionin per ndertimin.

Kualifikimet

• Diplomë Universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose Arkitekture.
• Preferohet të ketë eksperiencë me fasadat dhe te jete inxhinier strukturist.
• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
• Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office.
• Njohje shumë e mirë e detyrueshme e programit Autocad 2D etj.
• Aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe koordinuese.
• Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
• Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
• Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.

Kontakte

Per ata qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre, duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne:
Adresa: "Kompleks rekreativ 3 katesh", Sheshi Italia, Kati +2, Tirane.

Dergo aplikimin tend

Nese jeni të interesuar për pozicionin vakant, jeni të lutur të plotësoni me korrektësi formën e mëposhtme. Nese do të konsideroheni i përshtatshëm për këtë pozicion, atëherë do të kontaktoheni nga kompania që ka shpallur pozicionin vakant. Kujdes! Saktësia e informacioneve ndihmon në vlerësimin sa më korrekt të aplikimit tuaj.