Secondary Adv
Kategoria Eksperienca Tipi Pagesa
Shitje, Zhvillues biznesi - Full-time -

Përshkrimi

Connect Group ka filluar aktivitetin e saj në tregtimin e veglave të punës që nga viti 1998, duke i ardhur në ndihmë kërkesave të tregut të punës për mjete profesionale. Rëndësia për sjelljen e çmimeve konkuruese, efikasitetit dhe fokusi ynë për gjetjen e zgjidhjeve inovatore për çdo lloj pune, kanë bërë që ne t’u shërbejmë kompanive të cilat realizojnë punime infrastrukture , inerte, mirëmbajtje, shërbim dhe të gjithave subjekteve që operojnë në sektorin e ndërtimit. Cilësia, siguria dhe besueshmëria janë tiparet që i dallojnë produktet e kompanisë tonë në tregun Shqipëtar. Connect Group u krijon mundësi profesionistëve të gjejnë veglat dhe aksesorët e përshtatshëm për punët e tyre. Kompania është shpërndarës i autorizuar i veglave të punës Metabo, Topmaster, Villager, KEIL, Protech, Sait, Kern Deundiam, FIAC, AEG, Telwin, NWS, Ficher, Lavor, etj. Lidhja jone e afert me tregtinë e bën gjithë diferencen. Bazuar në nevojat dhe kërkesat tuaja praktike, ne kemi permisuar produktet tona të provuara dhe besuara, si dhe kemi zhvilluar zgjidhjet shtesë të problemeve. Për shëmbje, ndërtim apo rinovim: Tek Connect, profesionistët do të gjejnë veglën e duhur për çdo aplikim dhe fazë pune ndertimi. Me ne ju arrini lehtësisht rezultate perfekte dhe do te keni një partner të përsosur pothuajse për çdo detyrë.

Detyrat

-Te shfaqe interes ne cdo moment per te mesuar produkte te reja si edhe ato ekzistuese me ne detaje.
-Prezantimi i produkteve dhe ofertave te reja tek klientët.
-Të mbajë kontakte me klientët e interesuar dhe të jetë krijues në mënyrat për të rritur klientelën.
-Te kuptoje si funksionon sstemi organizativ.
-Te shprehe interes per te mesuar gjera te reja.
-Te jete i afte per te punuar ne grup.
-Ne bashkepunim me Supervizorin perkates kontrollon ekzpozimin per te mbushur stokun dhe angazhohet ne sistemin e stokut ne nivelin e kerkuar.
-Kupton nevojen e klientit perkates, duke degjuar me vemendje maksimale kerkesen e Klientit.

Kualifikimet

Diplomë Universitare në fushën e Marketingut ose Administrim Biznesi;
• Të jetë i besueshëm;
• Të komunikojë në mënyrë efektive me klientët apo me çdo palë tjetër;
• Të jetë i fokusuar drejt klientit;
• Të bashkëpunojë për zgjidhjen e problematikave;
• Të mbajë marrëdhenie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë shoqërisë;

 

Qellimi jone si kompani eshte te ndertojme uren lidhese midis punonjesve dhe kompanise duke u bere bashkepuntore te kompanise dhe duke i krijuar kushtet me optimale per nje bashkepunim sa me afatgjate, kjo eshte arsyea qe nuk eshte e nevojshme EKSPERIENCA.

Nuk duhet te kete obligime te tjera.

Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të aplikojnë nëpërmjet dërgimit të CV-së.

Dergo aplikimin tend

Nese jeni të interesuar për pozicionin vakant, jeni të lutur të plotësoni me korrektësi formën e mëposhtme. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Kujdes! Saktësia e informacioneve ndihmon në vlerësimin sa më korrekt të aplikimit tuaj.