Secondary Adv

Rreth nesh

Rreth nesh

Kush jemi?


Albanian Construction Portal u themelua në vitin 2013 si një nga projektet më ambicioze me qëllim krijimin e portalit të parë të ndërtimit në Shqipëri.

 

Albanian Construction Portal u konkretizua pas një studimi të gjatë në treg dhe nevojës për të ofruar një shërbim të dedikuar për sektorin e ndërtimit. Ky portal vjen për herë të parë në treg, i specializuar dhe në funksion të kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit dhe sektorët e tjerë të lidhur ngushtësisht me të.

ACP është një direktori e profesionalizuar për bizneset shqipëtare e ato rajonale. Nëpërmjet dinamikës dhe interativitetit në rrjetin e shitjes, ndihmës, dhe komunikimit, portali i ndërtimit siguron zgjidhjet më të fundit të biznesit online për ato kompani të cilat kërkojnë të promovojnë biznesin e tyre brenda dhe jashtë vendit si dhe për të gjetur blerës të rinj.

 

Nëpërmjet portalit të ndërtimit, të gjithë blerësit dhe shitësit mund të vijnë së bashku në një vend të përshtatshëm , që u mundëson atyre të gjejnë atë që kërkonin dhe të lidhin partneritet kudo dhe në çdo kohë.

Mijëra vizitorë navigojnë në portal çdo ditë në kërkim të kompanive dhe produkteve që ata kanë nevojë dhe qindra të të tjerë kanë renditur kompanitë e tyre dhe produktet në direktorinë e ACP. Me përdoruesit nga të gjitha trevat shqiptare, ACP ju ofron kompanive të ndërtimit një mënyrë të përshtatshme për të promovuar biznesin e tyre, si dhe të lidhen me partnerët kudo që ata ndodhen.

 

Portali i ndertimit është ideuar si një mënyrë e mirë për të promovuar kompanitë shqiptare dhe për të lehtësuar krijimin e lidhjeve të biznesit me tregjet rajonale e ato ndërkombëtare. Me fokus informimin e audiencës rreth kompanive, projekteve si dhe të rejave më të fundit nga teknologjia dhe inovacioni në fushën e ndërtimit.
Skedat e kompanive janë dizenjuar për të prezantuar në mënyrën më të plotë aktivitetin e tyre, duke u bërë kështu një mënyrë e mirë marketimi për ato që zgjedhin të përfitojnë nga shërbimet e ACP.

Portali i ndërtimit përzgjedh gjithmonë të punësojë një staf profesional dhe të përgatitur, duke krijuar një komunikim transparent me stafin, kontraktorët, klientët, partneret, etj. Qëllimi kryesor për ACP është që të plotësojë të gjitha nevojat e tregut në territorin Shqiptar, por me shtrirje edhe në vendet fqinje si Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.


Misioni yne


ACP bën diferencën duke inspiruar kreativitet dhe standard të ri në informimin mbi fushën e ndërtimit.
Është krijuar me qëllim që të ndihmojë kompanitë në sektorin e ndërtimit dhe sektorët e tjerë të lidhur ngushtësisht me të si edhe të zhvillojnë kontaktet e tyre të biznesit, duke i shtrirë ato jashtë territorit të Shqipërisë.
Objektivi kryesor mbetet ofrimi i një shërbimi specifik të fokusuar totalisht në fushën e ndërtimit.

 

Portali prezanton kompanitë shqiptare, produktet dhe shërbimet e tyre, por edhe punët e kryera e ato në zhvillim. Ndihmon kompanitë me informacione mbi zhvillimet teknologjike, lajme ekonomike, projekte, arredim, panaire, legjislacion, tendera etj, duke u kthyer kështu në një burim të rëndësishëm informacioni por mbi të gjitha në një bashkësi biznesesh me interesa të përbashkëta.

Ne kemi si qëllim kryesor t’ju ofrojme klienteve sherbime cilësore, nëpërmjet bashkrendimit të punës të një stafi profesional, logjistikës së kompanisë dhe teknologjisë që zotëron.

ACP kujdeset për të gjitha aktivitetet dhe zhvillimin e shërbimeve në mediat e informacionit online. Gjithashtu ndjek në mënyrë sistematike tendencat më të fundit për mediat e informacionit, duke përdorur zhvillimet më të përparuara të teknologjive në sektorin e ndërtimit.


Cfare ofrojme


Albanian Construction Portal u themelua nga nevoja për të ofruar një shërbim profesional në sektorin e ndërtimit. Duke i ofruar në këtë mënyrë cdo kompanie mundësinë për të qënë pjesë e konkurrencës dhe e sfidave të marketingut online.Portali mundëson përgjigje në kohë reale si për atë që kërkon informacion, po ashtu edhe për bizneset, duke bërë të mundur shfaqjen e informacioneve të plota të përqëndruar tek:

 

Kompanitë
Një informacion i përzgjedhur që përfshin përshkrimin, historikun si dhe atë cka ofron në treg.
Cdo kompani në profilin e saj do të ketë të mundur të tregojë të gjitha shërbimet që u ofron klientëve të saj si dhe të publikojë katalogjet me produktet më të reja në treg, punët e kryera dhe projektet e ardhshme. Pjesë e profilit janë edhe partnerët e cdo kompanie si dhë certifikimet e marra ndër vite, duke treguar në këtë mënyrë cilësinë dhe seriozitetin në punë.

 

Prokurime private/publike

Një risi ekskluzive e ACP janë edhe prokurimet. Të gjithë vizitorët do të kenë akses pa limit për të dërguar njoftimet e tyre. Aksesi për afishimin e prokurimeve do të jetë një shërbim me pagesë dhe u ofrohet kompanivë të regjistruara në portal.Publikimi i përjavshëm i buletinit të marrë nga APP.

 

Produktet
Si rezultat i tendencës në rritje të tregut drejt teknologjive të reja të informacionit, rritjes së numrit të përdoruesve të internetit nga kompjuteri, apo nga celulari, ACP mundëson që cdo kompani të shfaqë falas deri në 40 produkte. Duke ju dhënë mundësi të gjithë vizitorëve që të gjejnë atë që kërkojne.


 

Projektet
Të gjithë vizitorët e ACP do të gjëjnë informacion të detajuar mbi projektet e ndërtimit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Projektuesit, arikitektët, ndërtuesit, zhvilluesit dhe kompanitë, do të kenë mundësi të dërgojnë falas projektët e tyre. Duke ju dhënë në këtë mënyrë një shërbim efikas dhe informimin e audiencës për ndërtimet më të reja në rajon.