Secondary Adv

Si realizohet procesi i regjistrimit të kompanisë?


Pasi të keni plotësuar formën e mëposhtme të aplikimit, ju do të kontaktoheni nga një prej menaxherëve tanë, i cili do t'ju ndihmojë gjatë të gjithë procesit të regjistrimit të kompanisë suaj në Albanian Construction Portal.

 

Fillimisht me ndërtimin e imazhit digital të kompanisë suaj e deri tek zgjedhja e të gjitha terminologjive të nevojshme për të bërë të mundur një rendiment sa më të lartë të reklamimit.














Kush mund të aplikojë për të regjistruar kompaninë?


Albanian Construction Portal është një portal i dedikuar plotësisht industrisë së ndertimit, duke përfshirë të gjitha subjektet që i shërbejne kësaj industrie.

 

Nëse kompania juaj ofron shërbime apo produkte të lidhura me sektorin e ndertimit dhe te arredimit, atëherë Albanian Construction Portal ju ofron mundësinë më të mirë për t'u bërë lehtësisht i dukshëm dhe i arritshëm nga të gjithë ata që kanë nevojë për ju dhe shërbimet tuaja. Për të shikuar listen e plotë të kategorive jeni të lutur të klikoni linkun Të gjitha kategoritë:



Si do të duket profili i kompanisë suaj pas regjistrimit?


Profili i cili do të regjistrohet në Albanian Construction Portal do të përmbajë të gjithë informacionin mbi imazhin e kompanisë suaj, duke filluar nga kontaktet tek informacionet mbi shërbimet dhe produktet që kompania juaj ofron, punimet e realizuara, certifikime, katalogë etj.

 

Për më shumë mund të shihni një shembull të një prej 600 subjekteve të regjistruara në portalin tonë: https://acp.al/company-listing/company/680/KEAD/



Si do të bëhet e dukshme nga vizitorët kompania juaj?


Format nëpërmjet të cilave ne bejmë të mundur prezencën e kompanisë suaj tek vizitorët, të cilët kanë nevojë për produktet dhe shërbimet që ju ofroni, janë të shumta.

 

Ndër më të rëndesishmet mund të përmendim lidhjen e ngushtë të kompanisë suaj me motorret e kërkimit Google, Yahoo dhe Bing. Gjithashtu pozicionimin e kompanisë dhe produkteve në të gjitha kategoritë që ju përfaqësoni, si dhe në rrjete sociale ku ne jemi vazhdimisht prezent.



Sa kushton regjistrimi i kompanisë?


Përcaktimi i kostos së regjistrimit të kompanise suaj në Albanian Construction Portal është në varësi të sasisë së informacionit që kompania juaj disponon dhe ju dëshironi të prezantoni.

 

Eksperienca jonë disa vjecare dhe impakti i klientëve tanë ndër vite na ka deshmuar se niveli i shërbimit që Albanian Construction Portal ofron, është përtej kostos që ajo tarifon.

 

Aktualisht në treg nuk ekziston asnjë formë tjetër reklamimi kundrejt industrisë së ndërtimit që të jetë më rezultative dhe më "e lire".