
Hyn në fuqi programi 79 mln euro për energjinë: Grante për 8000 familje dhe 130 stacione karikimi
Programi operacional shumëvjeçar për energjinë në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III), me një vlerë prej 79 mln euro, do të hyjë në fuqi pas 15 ditësh.
Marrëveshja e financimit është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke i hapur rrugë zbatimit të saj.Financimi përbëhet nga 50 mln euro buxhet i BE-së, ndërsa pjesa tjetër prej 29 mln euro janë bashkëfinancim i qeverisë shqiptare. Referuar dokumentit...