
ME Industrie Solution

Adresa: Pallati Samos Tower, kati 8 Ish-Bllok, Tirana, Albania
kompanise
Asistence mbi informacionin nga ACP +355 68 90 99 009
Përshkrimi
ME Industrie Solution është një kompani që operon në fushën e industrisë, tashmë prej disa vitesh. Nese keni një kompani ndërtimi, një fabrikë, një hidrocentral etj, dhe kërkoni mirmbajtjen e tyre me pajisje hidraulike të sigurta të të gjitha llojeve kompania është aty për t’u shërbyer. ME Industrie Solution ju ofron një shumëllojshmëri shërbimesh me zgjidhje efikase për sisteme hidraulike-pneumatike, transportierë, pompa, vajra industrial, valvula sigurie, saracineska, përpunim uji etj. Pikat e forta të kompanisë janë gama e gjërë e produkteve dhe siguria e lartë. Bashkëpunimi i gjërë me kompani ndërkombëtare dhe vendase i ka dhënë emrin si specialiste në industrinë, pasi është një kompani lidër në këtë sektor nën markën e produkteve prestigjoze gjermane.
Çfarë ofron
Kompania ME Industrie Solution ofron një game të gjërë produktesh hidraulike. Kompania ME Industrie Solution është ndër të vetmet në Shqipëri që ofron zgjidhje industriale nën cilësinë absolute gjermane duke sjellë produkte të specializuara për industrinë. Me klientë të tillë si fabrikat e cimentos, hidrocentrale dhe termocentrale, kompanitë e ndërtimit, fabrikat e miellit, të qumeshtit, birraritë etj, të cilat i kanë besuar ME Industrie Solution në mirëmbajtjen e impjantëve të tyre. Gama e produkteve përfshin të gjitha llojet e pompave të ujit, pompa zhytëse, valvula sigurie, solenoide dhe pneumatike, saracineska, bashkues, veshje mbrojtëse për transportierë, vajra industriale, filtra, sistemet e përpunimit të ujit, pishina, etj. Pervec produktit cilësor dhe të sigurtë kompania ofron gjithashtu konsulencë, montime dhe riparime të ndryshme.
Shërbime

Cilindra hidraulik dhe pneumatik

Kondensator dhe sisteme hidrike

Materiale hidraulike per pishina

Pajisje per matje rryme

Pompa antizjarri
Pompa antizjarri sipas EN 12 845

Pompa per matjen e sasise se prurjes
Pompa per nafte benzine dhe gaz

Valvula kontrolli dhe sigurie

Valvula selenoide dhe pneumatike
Katalogu

Punë të kryera

Chicken Farm

Fabrika e pasurimit te Kromit Burrel

Kompleksi XIXA

Pishina Rezidenca Amerikane

Pompa binjake Fshati SOS

Trajtimi i Ujerave te zeza Kavaje
Certifikata