Secondary Adv

EQSC

 

Përshkrimi

EQSC është një organizëm certifikimi kompetent në fushën e vlerësimit të konformitetit, i cili operon nëpërmjet personelit profesionist në disa sektorë të biznesit privat dhe atij publik.

Themeluar nga një grup profesionistësh me eksperienca të spikatura, EQSC fokusohet në evidentimin dhe promovimin e cilësisë dhe sigurisë së sistemeve të menaxhimit për të gjithë ato entitete që vërtetojnë se janë në përputhje me standardet ndërkombëtare apo kombëtare. EQSC operon në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe Kosovës, duke i ofruar shërbimet vetë ose nëpërmjet partneriteteve të nevojshme për përmbushjen e nevojave të klientëve.

Sistem ynë i Menaxhimit të Cilësisë është ngritur dhe mirëmbahet në mënyrë të vazhdueshme që të sigurojë se të gjitha shërbimet tona ofrohen në Paanshmërisht dhe me Kompetencë.

Si një Trupë certifikimi e akredituar, EQSC kombinon njohuritë teknike dhe ekspertizën me paanshmërinë, për të siguruar në treg se klientët e certifikuar nga EQSC ushtrojnë aktivitetin në përputhje me standardet për të cilat janë të certifikuar. Shërbimi i Trajnimit ju siguron profesionistëve besueshmërinë se do të përfitojnë më të mirën në çështjet e lidhura me përputhshmërinë me standardet dhe legjislacionin përkatës, si dhe eksperiencë praktike.